Aleanca për Shqiptarët kërkon të zbardhet rasti i plagosjes së dy personave në Tetovë

Pas publikimit të lajmit se janë plagosur dy persona në një dasme në Tetovë ku dyshohet se kryesi i veprës është Xhevat Ademi, funksionar i lartë partiak i BDI-së dhe deputet aktual në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë Veriore. Për këtë rast Aleanca për Shqiptarët (ASh), pyet publikisht prokurorinë dhe MPB-në se çfarë është duke ndodhur me autorin e këtij akti, që rrezikoj jetën e qytetarëve, duke përfshirë edhe djalin e tij?

“Kaluan disa ditë nga publikimi i lajmit për plagosjen e dy personave në një dasmë në Tetovë, e bashkë me lajmin zbulohet edhe identiteti i autorit i cili është Xhevat Ademi funksionar i lart partiak i BDI-së dhe deputet aktual në Kuvend. Pyesim publikisht prokurorinë dhe MPB, çfarë ndodhi me autorin e këtij akti, që rrezikoj jetën e qytetarëve, duke përfshirë edhe djalin e tij”, thonë në komunikatë nga ASh.

Nga ASh-ja thonë se po dyshojnë se me mos informimin e opinionit për këtë rast, na bënë të dyshojmë se ky rast nuk po trajtohet nga organet kompetente për shkak të ndikimit politik.

“Mos informimi i opinionit për këtë rast na bënë të dyshojmë se ky rast nuk po trajtohet nga organet kompetente për shkak të ndikimit politik. Ku ka përfunduar sistemi i drejtësisë, prokurorisë e policisë i cili përveç politizimit të skajshëm gjithnjë e më shumë po vërtetohet se është thellësisht i kriminalizuar”, shtojnë në komunikatë ASh.

Ndryshe, djali i deputetit nga radhët e BDI-së është njëri nga të plagosurit me armë zjarri në një aheng dasme në Reçicë të Vogël me 31 korrik 2019.

LEXO: Plumbi ende nuk është nxjerrë nga gjoksi i njërit prej të lënduarve, nuk dihet nëse ka gjuajtur Ademi në dasmë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button