Qytetarët bllokohen nën tokë, kaos i madh në Londër (FOTO+VIDEO)

Pjesë të konsiderueshme të Anglisë dhe Uellsit janë goditur nga një ndërprerje masive e energjisë elektrike. Mediat britanike raportojnë se kjo situatë ka shkaktuar kaos në trena dhe metro, ku qytetarët janë bllokuar nën tokë, transmeton Revista Class.

Gjithashtu, raportohet se shumë semaforë në Londër kanë dalë jashtë funksionimit.

“Jemi në dijeni se mungesa e energjisë ka prekur zona të mëdha të Londrës dhe juglindjes. Besojmë se është një defekt në rrjetin e National Grid (kompani e energjisë), që po prek klientët tanë”, thuhet në reagimin e Rrjetit të Energjisë Britanike.

WPD, operatori i rrjetit të shpërndarjes së energjisë për Midlands, jugperëndimin dhe Uellsin thotë se bëhet fjalë për një “incident të madh”.

Shërbimi i trenave në Londër, përfshirë Thameslink dhe Gatwick Express, po përballet me vonesa dhe anulime. Hekurudha Kombëtare njofton se një numër i madh i shërbimeve të trenave është prekur nga “blackout”-i.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button