Zjarr i madh ka kapluar pyjet e Osogovës

Një zjarr i madh pyjor shpërtheu pasditen e vonë në shpatet e Maleve të Osogovës afër fshatit Leski, dhe për shkak të tymit të rëndë dhe flakëve të mëdha, është ndërprerë qarkullimi në rrugën rajonale nga Koçani për në qendrën turistike të Ponikva, transmeton 24.mk.

Zjarri është vërejtur rreth orës 4 pasdite mbi fshatin Beli dhe për shkak të erës dhe bimësisë së thatë është përhapur shpejt në zonë më të madhe të pyllit, tashmë zjarri ka mbuluar një pyll me pisha, rreth pesëmbëdhjetë hektarë. Në këtë zonë gjithashtu janë dëmtuar pemishte dhe disa koshere bletësh, dhe ekziston rreziku që zjarri të mund të përfshijë disa vikend shtëpiza afër.

Të gjitha ekipet dhe automjetet e Brigadës Territoriale të Zjarrit të Koçanit janë në terren duke ndërhyrë në shuarjen e zjarrit. Ato mbështeten nga stafi dhe makineria e ndërmarrjes së shërbimeve “Vodovod”, ndërmarrja pyjore “Osogovo”, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe nga institucionet e tjera.

Vështirësia për lokalizimin e zjarrit është pamundësia e arritjes deri në disa pjesë të terrenit dhe erërat në rritje, gjë që do të bëjë që ekipet e ndërhyrjes të qëndrojnë gjatë natës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button