Në Meke kjo pritet të ndodh të shtunën

Mbulesa e përgatitur me punën e 200 punëtorëve në Mekë dhe ku janë përdorur afro 700 kilogramë mëndafshi të pastër dhe 120 kilogramë argjend dhe ar po pret ditën e Arafatit të Kurban Bajramit për t’u takuar me Qabenë, raporton Anadolu Agency.

Mbulesa është përgatitur me makineri dhe punim dore në fabrikën e mbulesës së Qabesë. Ajo përbëhet nga 4 pjesë mbi të cilën janë përpunuar me fije ari dhe argjendi ajete dhe dua të ndryshme. Mbulesa Qabesë ka një gjatësi prej 47 metrash dhe një madhësi prej 657 metër katrorë.

Në fabrikë, mbulesa kalon në fazat e “ngjyrosjes së fijeve, thurjes copës me dhe pa modele, qëndisja e ajeteve dhe motiveve me dorë, si dhe bashkimi i ajeteve dhe motiveve me pjesët pa model (dizenjo)”. Punimi i saj përfundon me një periudhë që varion nga 8 deri në 11 muaj.

Mëndafshi me ngjyrë të bardhë që vjen nga Italia pasi lahet në fabrikë lyhet me bojë të zezë. Fijet e lyera mbështillen në bobina dhe që aty dërgohen në pjesën e thurjes për t’u kthyer në pëlhura. Fijet këtu janë thurur në mënyrë që seksioni i rripit (brezit) të jetë i thjeshtë pa model dhe seksionet e tjera të jenë modeluar.

– Mbi mëndafshin e verdhë përpunohen fije të argjendtë të larë me ar

Me përfundimin e procesit të thurjes, nëpërmjet makinerive vizohen modelet në pjesët e nevojshme për t’u shkruar ajetet. Në këtë mënyrë përfundon faza e makinerisë dhe kalohet në fazën e punimit me dorë. Në pjesën ku brezi dhe qëndisjet e tjera bëhen me punë dore, modelet e vizuara dhe pjesët sipas shkrimeve punohen me dorë me mëndafsh të verdhë, ndërsa sipër saj me fije argjendi të lara me ar.

Mbi mbulesë këtu qëndisen me punë dore ajete mbi pjesët e emëruara si Brezi, Rukn Jemani, Dera e Qabesë, Haxheru-l Esued (Guri i Zi) dhe në disa pjesë të tjera të saj.

Mbulesa e përfunduar i vendoset Qabesë Ditën e Arafatit gjatë kohës që kandidatët për haxhinj janë në zonën e Arafatit.

Ndërsa mbulesa e vjetër pasi lahet me ujë zemzemi ndahet në pjesë dhe i dërgohet vendeve islame, muzeve dhe si dhuratë disa krerëve të shteteve.

Theksohet se mbulesa e Qabesë ka një kosto prej 24 milion rijal (rreth 6.3 milionë dollarë).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button