Problemi me parkimin klinik do të zgjidhet me garazhe të parafabrikuara përmes partneritetit publik-privat

Një garazh i ri parafabrikuar shumëkatëshe do të ngritët në vend të ndërtesës së vjetër të Klinikës së gjinekologjisë dhe një tjetër përballë Klinikës së transfuzionit. Ministria e Shëndetësisë ka filluar procedurë për partneritet publik-privat për ndërtimin e dy garazheve të parafabrikuara shumëkatëshe, me të cilat pritet të zgjidhet problemi me parkimin në qendrën klinike, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Ministri Venko Filipçe tha, për Meta.mk, se garazhet pritet të bëhen funksionale deri në Vitin e Ri.

“Ka pasur një studim për partneritet publik-privat dhe kishte dy mundësi. Njëra ishte të ndërtohen tre garazheve të parafabrikuara, por atë e hodhëm poshtë sepse ishte e shtrenjtë. Kjo e fundit ishte më e pranueshme. Është mirë që ndonëse janë të parafabrikuara dhe që montohen, ato mund të mbindërtohen më tej, sepse ka mundësi të vendoset një formë e themelit dhe të montojë kate plotësuese. Kriter do të jetë kostoja për orë parkimi dhe kostoja e një karte për punonjësit. Do të fillojmë me një ankand negativ prej 500 denarësh në muaj për të përmbushur nevojat e punonjësve, që do të thotë se çmimi mund të bjerë në 300 dhe 200 denarë për parkim për punonjësit për tërë muajin”, thotë Filipçe.

Partneri privat do të menaxhojë garazhet. Ndërtimi do të kushtojë 30 milionë denarë. Nëse procedura për partneritet publik-privat përfundon brenda dy javë nga tani dhe duke marrë parasysh edhe afatin e fundit për apelime dhe nënshkrimin e kontratës, Filipçe thotë se operatorit do t’i duhen rreth dy muaj për të marrë lejet e nevojshme dhe të fillojë menjëherë ndërtimin.

“Varianti më optimisti është se parkimi në këto garazhe do të mund të fillojë kah fundi i vitit, pra në janar të vitit të ardhshëm. Kjo mendoj se do të zgjidhë përfundimisht problemin e parkimit në Qendrën Klinike, pasi është përgjegjësi e operatorit për të rregulluar hapësirën parterit dhe më nuk do të lejohet parkimi nëpër rrugica, me çka bllokohej trafiku, do të ketë rrjedhë të makinave dhe qasja deri te klinikat do të jetë më e mirë se ajo aktualisht”, shton ministri.

Në dhjetor të vitit të kaluar, stafi i Qendrës klinike shprehu pakënaqësinë për vendimin e autoriteteve të qytetit për të shtrenjtuar parkimin në kompleksin e klinikës nga 350800 denarë. Sidoqoftë, vendimi kaloi dhe aktualisht çmimi mujor i biletave të parkimit për stafin është 800 denarë.

Ndërkohë pacientët reagojnë vazhdimisht për qasjen në klinika, që vështirësohet nga numri i madh i automjeteve para hyrjes, por edhe brenda kompleksit.

“Para disa ditësh u desh ta çoja nënën time me urgjencë me makinë në Klinikën e Kardiologjisë. M’u desh gjysmë ore për të arritur me makinë nga shkolla Koço Racin deri te hyrja e klinikës. Për të mos përmendur që nuk kishte qasje në parkingun nga makinat e parkuara në të gjitha anët dhe kështu humb koha e çmuar, ndërkohë që në makinë keni pacient në gjendje të rëndë shëndetësore. Kjo nuk guxon të vazhdojë të ndodhë”, thotë Aneta Stojanovska nga Shkupi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button