Vendkalim të përbashkët kufitar hekurudhor me Serbinë do të kemi në vitin 2023

Për dallim nga instalimi i kontrollit të përbashkët kufitar në transportin rrugor në fund të këtij muaji, udhëtimi me tren të udhëtarëve dhe mallrave do të presë pikën e përbashkët kufitare deri në vitin 2023, shkruan Meta.mk, transmeton  Portalb.mk

Trafiku hekurudhor midis Maqedonisë dhe Serbisë në vitet e ardhshme do të jetë në gjendje edhe më të palakueshme në krahasim me transportin rrugor. Për dallim nga transporti rrugor ku kontrolli i përbashkët kufitar u instalua kah fundi i këtij muaji, transporti i pasagjerëve dhe mallrave me tren do të pres deri në vitin 2023 për pikën e përbashkët kufitare.

Marrëveshja për vendosjen e kontrolleve të përbashkëta kufitare për transportin hekurudhor midis qeverisë së Maqedonisë dhe Serbisë u nënshkrua në vitin 2015, por nuk është zbatuar deri më tani. Ministria e transportit dhe lidhjeve për “Meta” thonë se domosdoshmëria e ndërtimit të një ndërtese të re në stacionin hekurudhor Tabanovc është duke e frenuar realizimin e projektit për vendkalim të përbashkët kufitar mes Maqedonisë dhe Serbisë.

Samitin e fundit për Ballkanin Perëndimor në qytetin polak, Poznan, që u mbajt në fillim të korrikut, të dy vendet fqinje morën grant nga BE-ja  prej 2.8 milionë euro për të ndërtuar një vendkalim të përbashkët kufitar në Tabanovc. Megjithatë, për realizim të plotë të projektit nevojiten 5.136.000 euro, ndërsa pjesa tjetër e fondeve do të rimbursohet me fonde nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

“Në vitin 2021 pritet nënshkrimi i marrëveshjes për një grant për investime me BERZH, pas çka vjen shpallja e tenderit për përzgjedhje të kontraktuesit dhe një tender për zgjedhjen e një shtëpie që do të mbikëqyrë ndërtimin. Ndërtimi është planifikuar të jetë 18 muaj pas nënshkrimit të kontratës” – thonë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Aplikimi për Grantit investues të BERZH-it është parashtruar në nëntor 2018 dhe aktualisht është pritet miratimi i investimit. Ndërkohë, trenat e mallrave dhe udhëtarëve që kalojnë kufirin midis Maqedonisë dhe Serbisë do të vazhdojnë të ndalen në të dy vende. Policia kufitare, doganat, shërbimet e inspektimit dhe punëtorët e hekurudhave të të dy vendeve nuk kanë hapësirë ​​të përshtatshme për akomodim në stacionin hekurudhor Tabanovc, gjë që nuk është më rasti me objektet kufitare të ndërtuara tashmë në trafikun rrugor në vendkalimin Tabanovc – Preshevë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button