Shembuj se si u transferuan rrobat e vjetra në moderne (FOTO)

Shumë vjet më parë, Sarah Tyau nisi të ketë interesim për qepjen dhe transformimin e rrobave.

Në fillim, ajo vetëm dëshironte të kursente para që të mos kishte nevojë të blinte rroba të reja sepse ajo sapo ishte bërë nënë e një vajze.

Më vonë, Sarah e kuptoi se nuk kishte nevojë që të vishte rroba të shtrenjta në mënyrë që të dukej me stil.

Ajo perfeksionoi aftësitë e saj në qepje por teknika e saj ishte akoma shumë e thjeshtë – prej një material, shtoja një materiali tjetër, transmeton Klan Kosova.

Shumë shpejt, Sarah filloi të transformojë të gjitha rrobat e vjetra dhe jo me shumë stil për vete dhe vajzat e saj.

Ajo përdorë rrobat e saj, rrobat e vjetra të familjarëve dhe po ashtu blen rroba të përdorura në dyqanet “second-hand”. Ato kushtojnë shumë lirë por ajo i ndryshon ato në mënyrë drastike dhe i bën të duken plot stil.

Hobi i saj u shndërrua edhe në filozofinë e saj jetësore. Motoja e Sarah është “Duku mirë, ndjehu mirë, bëj mirë”.

Ajo këshillon njerëzit vazhdimisht që të mos i shpenzojnë kot paratë e tyre për rroba të shtrenjta, domosdoshmërisht të markave të njohura.

Në të ardhmen, ajo planifikon që të dizejnojë një linjë të saj të rrobave dhe të gjitha të ardhurat t’i dhurojë për fëmijët jetimë.

Idetë e saj janë vërtetë shumë interesante. Ajo mendon se kur një person vishet bukur dhe ndjehet rehat me rrobat që ka veshur, ata ndihen të lumtur dhe kanë energji të ndihmojnë të tjerët.

Sarah ka një stil shumë unik dhe një imagjinatë shumë të zhvilluar. Këto kualitete e bëjnë atë që të krijojë rroba shumë inovative, me stil shumë ndryshe nga e zakonshmja.

Ajo asnjëherë nuk ka studiuar për këtë fushë. Madje, e pranon se shpesh herë i bën gjërat nga fillimi, në mënyrë që të rregullojë gabimet e saj.

Sarah shpërndan video edukative në kanalin e saj në YouTube dhe Facebook duke treguar të gjitha hapat e transformimit të rrobave dhe duke e shpjeguar gjithë procesin në mënyrë shumë të thjeshtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button