Pushteti dhe opozita edhe më tej nuk lëvizin nga pozitat për të ardhmen e Prokurorisë Speciale

Nuk ka përparim në bisedimet mes pushtetit dhe opozitës për ligjin për Prokurori Publike, në kuadër të të cilit do të rregullohej statusi i Prokurorisë Speciale. Të dy palët janë optimistë për marrëveshje nëse pala kundërshtare i pranon propozimet e tyre, njofton Portalb.mk.

Edhe pse grupet punuese të pushtetit dhe opozitës deri më 15 gusht pauzojnë me bisedimet për ligjin për Prokurori Publike, kryeministri Zoran Zaev, dje e ftoi opozitën t’i përkrahë reformat dhe e ka inkurajuar Prokurorinë që të vazhdojë me luftën kundër krimit dhe korrupsionit, pa marrë parasysh se deri te kush do të arrijë hetimi për rastin “Reket”.

Lideri i opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, ka akuzuar se në takimet punuese për ligjin për Prokurori mbizotëron ndjenë për hakmarrje dhe sulm ndaj partisë së tij.

Kryeministri Zaev ka kërkuar që të gjitha partitë politike t’i përkrahin zgjidhjet me të cilat, ashtu siç tha, do të rrumbullakohen reformat, për ta mundur “shtetin e robëruar”, për luftë kundër krimit dhe korrupsionit, për shoqëri në të cilën askush nuk do të jetë i privilegjuar dhe amnistuar.

“E inkurajoj Prokurorinë Publike të vazhdojë deri në fund në këtë luftë, pa dallim deri te kush do të arrij gjatë hetimit. Kjo është koha që përfundimisht të humb “shteti i robëruar”. Ju ftoj të gjithëve që t’i mbështesim zgjidhjet me të cilat rrumbullakohen reformat, për jetë më të mirë në mozaikun tonë të bukur, në këtë shoqëri të përbashkët”, tha kryeministri Zaev.

Lideri i opozitës Mickoski mbetet në qëndrimin e njëjtë për ardhmërinë e Prokurorisë Speciale, se propozimi i Qeverisë është tentim për qërim hesapesh për ato që nuk mendojnë njëjtë sikur pushteti, por mbetet optimist se propozimet e VMRO-DPMNE-së do të pranohen.

VMRO-DPMNE mbetet në kërkesën që të marrë pjesë në zgjedhjen e trashëgimtarit të Prokurorisë Speciale, ndërkaq ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, vlerëson se opozita promovon mosndëshkueshmëri me ligj stalinist.

Në mesin e dallimeve kyçe në të dyja palët janë çështja e statusit të PSP-së, të prokurorëve, por edhe të të punësuarve dhe të lëndëve.

Për statusin e lëndëve që udhëhiqen nga PSP për momentin, Deskoska tha se nga opozita insistojnë që të mos ketë dispozitë në ligj e cila do t’i japë kompetencë prokurorisë së re që t’i përndjekë lëndët nga bisedat e përgjuara.

Opozita nuk pajtohet që prokurorja Katica Janeva dhe prokurorët tjerë, por edhe të gjithë të punësuarit tjerë të PSP-së, me fuqinë e ligjit të transferohen në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, pasi që dyshojnë se ndonjëri prej tyre mund të ketë rol në “Reket”.

Takimi i radhës i grupeve punuese do të jetë më 15 gusht.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, për ligjin në fjalë ka caktuar senca më 27 gusht.

Opozita maqedonase VMRO-DPMNE ka propozuar variant tjetër të Ligjit, partia shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim ka paralajmëruar propozimin edhe të dy ndryshimeve, e kurse partitë tjera problemin e kanë me shefen e PTHP-së për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit të lartë dhe ajo të mos jetë Villma Ruskovska, siç propozoi kryeministri Zoran Zaev. Për këtë, në Maqedoninë e Veriut kanë realizuar takime eurokomesari për fqinjësi dhe zgjerim, Johanes Han dhe ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-ve për Evropë dhe Euroazi, Filip Riker të cilët në mesazhin kryesor të tyre, kishin miratimin e Ligjit për Prokurori Publike apo përcaktimin e ardhmërisë së PSP-së.

Propozim-ligji parasheh:

  • PSP-ja të kalojë në PTHP për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit,
  • Do të marrë emrin Prokuroria për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit të lartë,
  • Do të ketë kompetenca në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut,
  • Do të ketë garanci që në mënyrë të mëvetësishme të përgjigjet dhe vendos për lëndët e PSP-së,
  • Do të udhëhiqet nga Villma Ruskovska,
  • Prokurorët aktual të PSP-së do të vazhdojnë të punojnë në PTHP për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit të lartë,
  • Mandati i tyre është deri më 15 shtator, por do të kenë mundësi për rizgjedhje,
  • Përbërjen e Prokurorisë së re do ta zgjedhë Këshilli i Prokurorëve,
  • Të gjithë rastet e PSP-së ajo do t’i vazhdojë dhe procesuojë para gjykatave kompetente,
  • Nga PSP-ja, në PTHP do të kalojë edhe Arkivi, mjetet dhe aparatura,
  • Lartësia e mjeteve për funksionim të PTHP-së për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit të lartë të caktohet me propozim-buxhet dhe plan financiar të shefit të kësaj Prokurorie, të cilat dorëzohen te prokurori publik dhe te Ministria e Financave për aprovim. Qeveria dhe Kuvendi nuk mund ta ndryshojnë planin financiar dhe buxhetin e kësaj prokurorie.
  • Parashihet mbrojtje e personalitetit të prokurorëve të kësaj prokurorie dhe nuk mund të kryejnë funksion prokurorial në ndonjë institucion tjetër.
  • Shefi i kësaj prokurorie do të mund të shkarkohet me 2/3 e votave të Këshillit të Prokurorëve.
  • Ajo nuk mund të ndjekë krim pa aprovim nga prokurori publik dhe
  • Ajo nuk ka të drejtë që ta urdhërojë ndonjë institucion tjetër të kryejë ndjekje të krimit për të cilin është përgjegjëse vetë ajo.

“Bombat” që janë në gjykata do të procesuohen, të tjera do të shkatërrohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button