U arrestuan pasi gjuajtën me armë dhe fishekzjarrë në dasma

Dy persona do të përballen me kallëzim për gjuajtje pa leje me armë zjarri në festë të dasmës në Gostivar.

Nëpunësit policor dje në mbrëmje (4 gusht) rreth orës 23 e 25 minuta e kanë arrestuar banorin nga Gostivari Sh.K (49) i cili në dasmë në oborrin e shtëpisë së tij në lagjen “Banjeshnicë” e ka prishur rendin dhe qetësinë me krisma me mjete piroteknike. Pas zbardhjes së plotë të rastit kundër tij do të pasojë masë adekuate.

Gjithashtu, dje (4 gusht) rreth orës 15 në dasmën të cilën e ka organizuar një gostivaras A.S (45) në rrugën “137” në Gostivar është prishur rendi dhe qetësia me krisma të armës së zjarrit. Pas mbikëqyrjes, A.S, është ftuar në Stacion të policisë në Gostivar për zbardhjen e plotë të rastit.

Nga SPB- Tetovë thonë se realizojnë masa të përforcuara për zbulimin dhe sanksionimin ligjor të “krismave” dhe fishekzjarrëve pa leje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button