Platforma e egër në Matkë, Antikorrupsioni kërkon përgjegjësi penale për kryetarin Sarajit, Blerim Bexheti

Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit, në seancën e sotme, njëzëri ka vendosur për përgjegjësi penale për kryetarin e Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, për mosveprim në lidhje me platformën e egër në Matkë, njofton Portalb.mk.

Në këtë lëndë Antikorrupsioni ka punuar disa muaj dhe në bazë të dokumenteve të marra nga institucionet kompetente dhe nga Komuna ka ardhur në përfundim se kryetari i Komunës, edhe pse ka pasur kompetenca ligjore, nuk e ka refuzuar kërkesën për legalizim të ndërtimit pa leje e cila është bërë në zonën e mbrojtur.

Sipas nenit 22 nga Ligji për Vetëqeverisje Lokale, të cilin e ka cituar kryetarja e Antikorrupsionit, Biljana Ivanoska, kryetari është i oblgiuar që të miratojë vendime për konteste administrative, të kujdeset për mjedisin jetësor, që në këtë rast nuk është bërë. Për lëndën në Komunë ka vendosur personi i cili nuk ka pasur as njohuri, as kompetenca.

Kryetari Bexheti, nuk ka vepruar as kur e ka marrë njoftimin nga Inspektorati Shtetëror për ndërtimtari, për prishjen e ndërtimit të egër, por as kur ka reaguar Drejtoria për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, prej ku ka ardhur njoftim se për çdo ndërtim në zonën e mbrojtur duhet të ketë leje prej tyre.

Antikorrupsioni, përveç përgjegjësisë penale kundër Bexhetit, do të dorëzojë kërkesë deri te Ministria e  Transportit dhe Lidhjeve të veprojë sipas kompetencave, ndërkaq Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ta miratojë ligjin me të cilin kanjoni Matka do të jetë zonë e mbrojtur.

Bexheti, në konferencë për shtyp për platformat e egra në Matkë,tha se nuk do t’i legalizojë, por se nuk mundet që t’i prish pasi që ka kërkesë për legalizim.

Sipas tij, komuna ka punuar në këtë problem dhe është konstatuar se në Matkë ka tre platforma të cilat janë ndërtuar në mënyrë jo të rregullt, por të njëjtët janë ndërtuar tani, por shumë më herët, ndërkaq ai vetëm i ka trashëguar.

“Ky është rast i vjetër me Matkën dhe nuk jo rastësisht komuna është e para që ka deklaruar se ka tre platforma të cilat janë ndërtuar në mënyrë jo të rregullt dhe për të cilat që në deklaratën e parë kam thënë se nuk jam për legalizimin e tyre, pasi që nuk i plotësojnë kushtet për legalizim. Por, megjithatë patjetër duhet që të kemi kujdes për procedurën. Ne nuk kemi vlerësuar dhe as tani nuk vlerësojmë se vetëm ai është problemi në Matkë. Jam i sigurt se deri më sot dhe në të ardhmen do të tregohet tensioni rreth kompetencave të Matkës”, tha Bexheti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button