Gjykata Penale sot duhet të vendos për (mos)ekstradimin e Morinës

Gjykata Penale sot duhet që të vendos nëse do ta ekstradojë ose jo në Serbi, ish ushtarin e UÇK-së, Tomorr Morina, pasi që u arrestua nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, pas një fletëarresti të lëshuar nga Serbia, e cila e akuzon për krime lufte ndaj popullatës civile, njofton Portalb.mk.

Maqedonia është nënshkruese e Konventës Evropiane për Ekstradim, ndërkaq ka arritur edhe kërkesë nga Beogradi të cilët e kërkojnë Morinën. Autoritetet kosovare kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të Morinmës.

Funksionarët e partive shqiptare në vend, në mesin e të cilëve edhe zv/kryeministri Bujar Osmani, hapur kërkojnë lirimin e Morinës.

“Më e rëndësishme është që as një çast të mos kontribuojë drejt destabilizimit të rajonit, këto dukuri dekstruktive e varrosin më të rëndësishme – a ajo është kontributi i Maqedonisë së Veriut drejt pajtimit dhe paqes së përhershme në rajon”, deklaroi Osmani.

lLrimin e Morinës e ka kërkuar ambasadori i Kosovës në RMV, Gjergj Dedaj dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Përndryshe, Këshilli i Gjykatës Penale për krim të organizuar në Shkup ka refuzuar kërkesën për lirimin e Morinës, ka bërë të ditur avokati Naser Raufi. Sipas tij, Gjykata ka refuzuar vendimin me arsyetimin se “bëhet fjalë për shtetas të huaj, i cili në rast të lirimit mund të arratiset”. Nga ana tjetër, ditë më parë kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se, në rastin e Morinës do të respektohet Ligji.

Ndryshe, ish-pjesëtari i UÇK-së, Tomorr Morina është arrestuar në pikën kufitare Bllacë, sipas një fletëarresti nga Interpoli i Serbisë, nën dyshimet se ka kryer krime lufte kundër civilëve serbë në Kosovë. Hetimin ndaj Morinës po e udhëheq Prokuroria serbe për Krime Lufte.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button