Useini për objektet pa leje në Ohër: Nëse shteti i rrënon të gjitha, unë timin e rrënoj vet

Duke na i treguar fotografitë e mëparshme, thotë se lokali i tij ka qenë i njehtë edhe para 13 vjetëve. Nefi Useini, pronari i një restoranti në Ohër për të cilin akuzohet se e ka ndërtuar pa leje, thotë se prej 13 vjetësh ka paguar me rregull çdo gjë. Ai pohon se i ka të gjitha dokumentet për të vërtetuar se lokalin e ka me leje dhe se nuk ka asgjë ilegale në ndërtimin e objektit, transmeton Tv21.  

Lokali gjendet në qendër të qytetit të Ohrit, dhe nëse komuna vendos për ta rrënuar, Useini thotë se atëherë do të duhet të rrënohen edhe restorantet buzë liqenit, si dhe të gjitha 1401 objekte tjera që sipas tij janë pa leje.

“Qyteti Ohrit ka 1401 objekte pa leje që janë me vite. Lokali im që unë them me dokumentacion nuk është jo-legale, kam dokumente. Ky dokument është i 2019 që është votuar në këshill për tarracë verore dhe me këtë dokument kryetari duhej të na jap leje siç na ka dhënë çdo vjet. Ja ku i kemi pagesat e vitit 2018 dhe nënshkrimi i kryetarit që ka dhënë, pagesat e viteve tjera, çdo vjet janë bërë pagesat me rregull. Si mundet 2018 të votohet dhe të jepet leja, ndërsa në 2019 votohet dhe nuk jepet leja”, tha Useini.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button