Policia dha detaje për aksidentin me shtatë të lënduar (FOTO)

Sot rreth orës 11:10, ka ndodhur një aksident trafiku midis dy veturave në Duhël (drejtimi për Prishtinë), ku kanë mbetur të lënduar shtatë persona.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, i cili ka bërë të ditur se viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

“Sot rreth orës 11:10, në Duhël (drejtimi për Prishtinë), ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave. Dyshohet se shtatë persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button