fbpx

Sejdiu tregoi se me kë LDK do të bën koalicion

Fatmir Sejdiu, anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK-së), dikur presidenti i Kosovës dhe i LDK-së, në një paraqitje publike ka komentuar koalicionet e mundshme të partisë së tij, në këtë periudhë kur vendi pritet të shkoj në zgjedhje të parakohshme parlamentare, njofton Portalb.mk.

“Mendoj se në zgjedhje, LDK duhet të shkojë vetë. LDK nuk është deklaruar dhe nuk dëshiron koalicione parazgjedhore në këtë fazë”, deklaroi Sejdiu.

Por, Fatmir Sejdiu vijë të kuqe i jep vetëm PDK-së së Kadri Veselit.

“Nga përvoja që ka pasur, me PDK mendoj se nuk është një qasje e pranueshme nga LDK”, deklaroi Sejdiu.

Ai ndërkohë vijë të kuqe i vendos në ekran PDK-së.

Ai nuk mohon mundësinë e koalicionimit paszgjedhor me të gjithë partitë, ndërsa koalicionet parazgjedhore nuk i preferon.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button