Autoritetet gjermane kanë konfiskuar 4.5 tonë kokainë

Shërbimi Doganor në Gjermani ka konfiskuar një ngarkesë prej 4.5 tonësh kokainë, më e madhe e kapur ndonjëherë në vend, me një vlerë të përllogaritur në rrugë prej 1 miliardë eurosh.

Droga u zbulua në një konteiner nga Uruguaji gjatë një kërkimi në qytetin port verior të Hamburgut. Kur agjentët e doganës hapën konteinerin, që sipas dokumentave ishte i mbushur me fara soje, gjetën më shumë se 200 çanta sportive me më shumë se 4200 pako kokainë të presuar, transmeton Top Channel.

4.5 tonët e kokainës, lënë pas konfiskimin e 3.8 tonëve në hamburg, në 2017, që ishte edhe rekordi i deritanishëm.

Shërbimi doganor gjerman tha ndërkohë se kokaina e konfiskuar është shkatërruar në mënyrë sekrete dhe nën masa të larta sigurie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button