Mustafa mohon t’i jetë kërkuar dikujt të tërhiqet nga gara për kryetar të LDK-së

Akuza për kërcënime e mungesë demokracie e përcollën edhe një tjetër kuvend të LDK-së, transmeton KTV.

Para fillimit të punimeve, Fatmir Sejdiu, ia zgjati dorën Isa Mustafës, por nga aty doli i mposhtur për herë të tretë nga i njëjti njeri, raporton KTV.

Pasi nuk mori votat e mjaftueshme të delegatëve për t’u nominuar për kandidat, Sejdiu doli i pari nga kuvendi i pakënaqur, pasi sipas tij, delegatët nuk votuan lirshëm.

Por, më ashpër është shprehur anëtarja dhe ish-deputetja e kësaj partie, Melihate Tërmkolli, që doli menjëherë pas Sejdiut.

Ngjarje të tilla, sipas saj, nuk kanë ndodhur as në periudha komuniste, duke shtuar se delegatët, kanë qenë të kërcënuar.

Mustafën e quajti Ministër të Rrahman Morinës.

E Lutfi Haziri, që javë më parë e kishte vetëshpallur kandidaturën për kryetar, vetëm për t’u tërhequr këtë javë, ka thënë se procesi ishte demokratik.

Me pajtimin që Mustafa të jetë kandidat konsensual, Haziri tha se janë evituar 4 kandidatura.

Lidhur me akuzat e Sejdiut, Haziri tha se po të merrte votat për nominim, zgjedhja do të bëhej me vota të fshehta.

Në fjalimin e tij të fitores, Mustafa i ka hedhur poshtë akuzat e të pakënaqurve dhe ka mohuar se ndokujt i është kërkuar tërheqja nga gara.

Derisa deputetja Vjosa Osmani, një prej figurave të kësaj partie, që ishte përfolur për kandidate të mundshme, para fillimit të punimeve të kuvendit, përmendi punët e para që duhen bërë nga strukturat e reja të partisë.

Kushti që një kandidat të marrë 50%+1 nga delegatët për t’u nominuar për kandidat, sipas saj, duhet ndryshuar, pasi nuk është demokratike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button