Gjykata e ka pranuar akuzën e Prokurorisë për aksidentin në Llaskarcë

Gjykata Penale në Shkup në tërësi e ka miratuar aktakuzën për aksidentin e komunikacionin që ka ndodhur në shkurt të këtij viti në fshatin Llaskarcë, ku humbën jetën 16 persona dhe afër 40 të tjerë u lënduan, njofton Portalb.mk.

“Akuza për aktakuzën KO 778/19 lidhur me aksidentin e komunikacionit më 13 shkurt të vitit 2019-të që ka ndodhur në fshatin Llaskarcë e informojmë opinionin se Këshilli për vlerësim të aktakuzës pas shqyrtimit dhe vlerësimit të fakteve dhe dëshmive, ka miratuar vendim që ta miratojë aktakuzën në tërësi”, informojnë nga Gjykata.

Pas vlerësimit të aktakuzës, informojnë nga Gjykata Penale, është formuar lëndë penale-juridike me numër 1407/19 e cila në pajtim me sistemin AKMIS do të ndahen për veprim të mëtutjeshëm, ndërkaq pasi që të caktohet termini për debatin kryesor, palët dhe opinioni do të informohen plotësisht.

Prokuroria ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë personave të dyshuar që kanë kryer vepra penale kundër sigurisë së personave dhe pronës në komunikacion.

Dy udhëheqësit e kompanisë akuzohen se kanë kryer veprën penale – vepra të rënda kundër sigurisë së personave dhe pronës në komunikacion nga neni 300, paragrafi 2 në lidhje me nenin 297, paragrafi 2 i Kodit Penal.

Tre presona të tjerë, të punësuar në stacionin për kontroll teknik akuzohen për veprën penale – vepra të rënda kundër sigurisë së personave dhe pronës në komunikacion nga neni 300, paragrafi 2 në lidhje me nenin 299, paragrafi 1 nga Kodi Penal.

Dhe vozitësi i autobusit, i cili më 13 shkurt 2019 akuzohet se e ka kryer veprën penale – vepra të rënda kundër sigurisë së personave dhe pronës në komunikacion nga neni 300, paragrafi 2 në lidhje me nenin 297, paragrafi 1 nga Kodi Penal.

Si ka ndodhur rasti?

Nga PTHP-ja kanë sqaruar detajet në lidhje me rastin dhe shkaqet e aksidentit të autobusit “Durmo Turs”. Nga atje thonë se gjatë periudhës prej 2 korrik 2018 – 13 shkurt 2019, gjegjësisht për 8 muaj, transportuesi nuk iu është përmbajtur rrjetit të transportit dhe ndaj shkresave për siguri të autobusit transportues për transport publik masiv.

“Edhe pse kanë qenë të vetëdijshëm se mund të ketë pasoja, kanë shkaktuar rrezik për jetën dhe trupin e personave të cilët janë transportuar me autobus në ditën kritike në relacionin Shkup –Gostivar. Konkretisht, pronari i kompanisë transportuese ka poseduar certifikatë për kompetencë profesionale në komunikacionin rrugor, si kusht për të marrë licencën për kryer të transportit të udhëtarëve”, thuhet në kumtesën e PTHP-së.

Përveç kësaj, siç thuhet në kumtesën e PTHP-së, transportuesi edhe pse ka qenë i obliguar nuk ka realizuar edhe aktivitetet siç vijojnë më poshtë:

– Nuk ka realizuar kontrolle për përmbushje të kushteve të parashtruara për punë të vozitësve dhe të kontrollit teknik të veturave, me çka ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për siguri në transportin rrugor.
– Nuk a ka realizuar kontroll ndaj punës së tërësishme të transportuesit.
–  Nuk i ka njoftuar vozitësit për të respektuar dispozitat e Ligjit për orarin e punës të punonjësve mobil në komunikacionin rrugor.
– Nuk ka siguruar regjistrim të rregullt të të dhënave të takometrit dhe nuk ka mbajtur evidencë dhe vlerësim se si është menaxhuar vetura nga secili vozitës.
– Nuk ka mbajtur evidencë adekuate për servisimin e autobusëve gjatë orarit të punës, pauzat dhe pushimet e vozitësve, kurse vozitësit kanë qenë të lënë vetë që ta organizojnë udhëtimin dhe të mbajnë llogari për obligimet që janë detyrim për personin përgjegjës për transportin.
– Nuk ka ndërmarrë aktivitete për servisim të pjesëve kryesore të sistemit të frenimit.

“I akuzuari udhëheqës i rrjetit të transportit, sërish, ka dhënë udhëzime për vozitësit se ku t’i dërgojnë autobusët që të realizohet manipulim i takometrit, me qëllim që t’i ikin dënimeve gjatë shkeljeve në komunikacion”, thuhet në kumtesë, ku si lëshim theksohet edhe dhënia me menaxhim të pronësisë së kompanisë një personi tjerë, i cili nuk ka poseduar certifikatë.

GJITHÇKA NË LIDHJE ME RASTIN TRAGJIK LEXO: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button