Mickoski shkoi në Hungari, një javë pasi SHBA e porositi të mos “luajë lojëra politike”

Shefi i opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, bashkë me nënkryetarin e partisë, Aleksandar Nikolloski, të mërkurën, në Hungari janë pritur nga kryeministri Viktor Orban, i cili llogaritet ndihmues në arratisjen e ish kryeministrit të RMV-së, Nikolla Gruevski, të cilit i dha azil në Hungari, për ta shpëtuar nga burgu për blerjen e Mercedesit të blinduar, shkruan Portalb.mk.

Vizita e Mickoskit tek Orbani është realizuar një javë pas vizitave të përfaqësuesve të lartë në Shkup, eurokomesarit për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han dhe ndihmës sekretari i SHBA-së, Filip Riker, të cilët dhanë porosi të qartë se rruga Euro-Atlantike e Maqedonisë së Veriut varet nga miratimi i ligjit për Prokurori Publike, në kuadër të të cilit parashihet që të zgjidhet edhe status i Prokurorisë Speciale.

Riker, në konferencë të përbashkët me kryeministrit Zoran Zaev, Mickoskit i dërgoi porosi të drejtpërdrejt që “të mos luajë lojëra politike, pasi koha e tyre ka mbaruar”.

Menjëherë pas kësaj deklarate, Mickoski mbajti konferencë për shtyp, përpara takimit të caktuar me Rikerin.

“Do të kem mundësi për disa orë t’i tregoj zotëri Rikerit se kush luan lojëra politike dhe në mënyrë të detajuar ta sqaroj atë. A zotëri Riker si diplomat me përvojë, duke i dëgjuar të dyja palët shpresoj të marrë vendim të duhur”, tha Mickoski në lidhje me deklaratën e Rikerit.

Një javë pas kësaj deklarate, Mickoski udhëtoi në vendin ku momentalisht ndodhet i arratisuri Gruevski. Vizita e Mickoskit në Budapest, ka nxitur dyshimin në opinion se e njëjta është realizuar në rend të parë që të konsultohet me Nikolla Gruevskin në katër sy.

Partia nëpërmjet një kumtese ka informuar për takimin me Orbanin, por asnjë fjalë nuk ka shkruar për vizitë ose takim eventual me Gruevskin.

LSDM-ja pushtetarë ka reaguar në lidhje me vizitën e opozitës në Hungari, duke e

“A ka shkuar Mickoski te Gruevski të marrë këshilla se si ta pengojë Ligjin për regjistrim të popullsisë? A ka shkuar Mickoski te Gruevski që të këshillohet se si ta ndalojë drejtësinë dhe edhe më fuqishëm ta mbrojë krimin në VMRO-DPMNE? A ka shkuar Mickoski te Gruevski që ta mësojë se si të shpërndajë lajme të rrejshme për nacionalizëm dhe urrejtje mes qytetarëve? A ka shkuar Mickoski te Gruevski që të marrë instruksione se si të vazhdojë me destruksionet dhe tentimet për ta penguar zhvillimin në integrimet e shtetit drejt BE-së dhe NATO-s?”, ka reaguar zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov.

Nga VMRO-DPMNE i kanë hedhur poshtë këto vlerësime dhe kanë thënë se nuk kanë komunikuar me Gruevskin, që kur ka ikur nga vendi.

Megjithatë, në opinion vazhdon të sundojë mendimi se Gruevski edhe ka “fuqi” në VMRO-DPMNE, duke e pasur parasysh Hristijan Mickoski, erdhi në krye të partisë, me mbështetjen e tij.

Ndryshe, ish kryeministri dhe ish lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, më 13 nëntor të vitit 2019 u paraqit në rrjetin social Fejsbuk se e ka lëshuar Maqedoninë për shkak të kërcënimeve dhe ka kërkuar azil politik në HungariNjoftimi i Gruevskit erdhi pasi që MPB-ja lëshoi fletë-arrest. Përplasje ka mes shteteve se kush e ka ndihmuar Gruevskin për t’u arratisur në Hungari.
Reagime të shumta ka pasur në opinion e Maqedonisë dhe Hungarisë, por edhe nga faktori ndërkombëtar. Shkuarja e Gruevskit në Budapest ka ardhur pas njoftimit të Gjykatës në Maqedoni që i njëjti të paraqitet në Burgun e Shuto Orizares për ta vuajtur dënimin me burg prej dy vjetësh në rastin “Tank” të prokurorisë Speciale Publike për furnizimin e mercedesit e vlerë pre rreth 600.000 euro.

Maqedonia kërkoi ekstradim, por Hungaria nuk i është përgjigjur kërkesës. Në ndërkohë edhe Interpoli ka refuzuar të publikojë fletë-arrest ndërkombëtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button