Përparësi të shumta nga lidhja me tren deri në aeroportin e Shkupit, pushteti i pa interesuar (infografik)

Përfshirja e lidhjes së trenit drejtpërdrejtë nga Qendra transportuese deri në Aeroportin ndërkombëtar “Shkup” do të mund ta shkurtojë kohëzgjatjen e udhëtimit dhe t’i zvogëlojë shpenzimet e udhëtarëve, ndërsa të rritet komoditeti gjatë udhëtimit në këtë relacion. Përkundër këtyre përparësive, për momentin autoritetet lokale nuk ka interes  për ta përfshirë një tren të këtillë, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Ne dërguam pyetje në Qytetin Shkup për të parë nëse ekziston interes te autoritetet e qytetit për të marrë pjesë në projektimin dhe realizimin e projektit, por deri më tani nuk kemi marrë përgjigje.

Përkundër mosinteresimit të këtillë, faktet tregojnë që ekzistojnë përparësi të shumta nga ndërtimi i linjës së trenit të drejtpërdrejtë deri në aeroportin e Shkupit. Në Strategjinë nacionale për transport 2018-2030 është vlerësuar që projekti do të kushtojë 30 milionë euro dhe në këtë kuadër është përllogaritur edhe ndërtimi i një krahu hekurudhor me gjatësi prej 3 deri 5 kilometra, ndërmjet aeroportit dhe stacioneve hekurudhore Ilinden ose Milladinovci.

Me këtë rast, koha e tanishme e udhëtimit me autobus nga Qendra transportuese deri në aeroport është 30-35 minuta, kurse për të mbërritur me tren nga Qendra transportuese deri në stacionin hekurudhor Ilinden nevojiten nga 13 – 19 minuta. Krahas kohës dyfish më të shkurt për udhëtim, që do të arrihej me trenin e ardhshëm, mund të zvogëlohet edhe çmimi i biletës deri në aeroportin e Shkupit. Çmimi aktual për udhëtim me autobus nga aeroporti në një drejtim është 180 denarë. Përkundër kësaj, për udhëtim me tren nga stacioni kryesor hekurudhor në Shkup deri në stacionin Ilinden duhet të ndahen 43 denarë në një drejtim.

Treni i ardhshëm për në aeroport do të ofronte komoditet shumë më të madh për udhëtarët. Në vend të 51 deri 59 ulëset sa kanë aktualisht autobusët, treni mund të mbajë mbi pesë here më shumë udhëtarë. Garniturat aktuale të “Hekurudhat e RMV-së – Transport” kanë prej 146 deri 302 ulëse. Si rezultat i kësaj, treni i aeroportit mund të përdoret edhe si lidhje e drejtpërdrejtë me qendrën e Shkupit për popullatën që jeton në komunat Petrovec dhe Ilinden, si dhe për të punësuarit në zonat industriale të kësaj pjese.

Përveç kësaj, lidhja e drejtpërdrejtë hekurudhore ndërmjet aeroportit dhe Qendrës transportuese do t’u mundësojë qytetarëve që udhëtojnë me aeroplan në mënyrën më të lehtë dhe më të shpejtë, të realizojnë transfer me autobus urban në Shkup ose transport ndër urban me tren ose autobus nga qytetet tjera.

Për të ndërtuar linjën e trenit deri te aeroporti i Shkupit fillimisht duhet të përpunohet fizibiliti studim për realizueshmërinë e të njëjtit dhe dokumentacioni i domosdoshëm i projektit.

Projekte të ngjashme si ky veç më janë realizuar në shumë qytete evropiane, kryeqyteti i Shqipërisë Tirana është një nga qytetet që aktualisht po përgatitet për të ndërtuar lidhjes të drejtpërdrejtë hekurudhore me aeroportin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button