DASH: Ja pse ia hoqëm vizën Dakos dhe familjes

Në një njoftim zyrtar Departamenti Amerikan i Shtetit ka sqaruar arsyet se pse iu hoq viza Vangjush Dakos dhe familjes së tij.

Dash sqaron se veprimi i mësipërm ka ndodhur pasi është konstatuar një rast korrupsioni i Dakos, prandaj edhe siç parashikon ligji atij dhe anëtarëve të familjes së tij u ndalohet hyrja në SHBA, transmeton Top Channel.

“Veprimi i sotëm dërgon një sinjal të fortë që Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të luftuar korrupsionin në të gjithë botën”, theksohet në fund të njoftimit.

Njoftimi

Sekretari i Shtetit po e përcakton publikisht kryetarin e Bashkisë shqiptare të Durrësit Vangjush Dako sipas Seksionit 7031 (c) të Departamentit të Shtetit të FY 2019, Operacioneve të Huaja dhe Aktit të Ndarjeve të Programeve të Përafërta, për shkak të përfshirjes së tij në një rast korrupsioni madhor. Seksioni 7031 (c) parashikon që, në rastet kur Sekretari i Shtetit ka informacion të besueshëm se zyrtarë të huaj kanë qenë të përfshirë në një rast korrupsioni të konsiderueshëm ose një shkelje të madhe të të drejtave të njeriut, ata individë dhe anëtarët e tyre të familjes nuk kanë të drejtë hyrjeje në Shtetet e Bashkuara.

Ligji gjithashtu kërkon që Sekretari i Shtetit të përcaktojë publikisht ose privatisht zyrtarë të tillë dhe familjarët e tyre. Përveç përcaktimit të Z. Dako, Departamenti po ashtu përcakton publikisht bashkëshorten e Z. Dako, Alba Dako, djalin e tij, Xhulio Dako dhe vajzën e tij, Kejsi Dako.

Veprimi i sotëm dërgon një sinjal të fortë që Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të luftuar korrupsionin në të gjithë botën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button