Kjo është arsyeja pse Ministri rumun dha dorëheqje

Ministri i Brendshëm rumun, Nicolae Moga dha dorëheqjen pas valës së akuzave të lëshuar drejt policisë vendase për paaftësi, për shkak të reagimit të ngadaltë të saj ndaj telefonatave të një 15 vjeçareje të tmerruar, e cila qe rrëmbyer e përdhunuar, e më pas u gjet e vrarë, transmeton TopChannel.

Alexandra Macesanu kishte marrë disa herë në telefon duke treguar zonën se ku ndodhej, por polici në shërbim i kishte thënë të qëndronte aty ku ishte e të mos ia bllokonte më linjën.

Forcave të rendit iu deshën 19 orë për të lokalizuar shtëpinë ku vajza u gjet më vonë e pajetë. Adoleshentja u rrëmbye ndërsa bënte autostop në afërsi të qytetit Caracal, në jug të vendit, në të njëjtin vend ku u zhduk në muajin prill 18 vjeçarja Luiza Melencu. Mekaniku 65 vjeçar Gheorghe Dinca, e ka pranuar tashmë vrasjen e Alexandrës.

Episodi shkaktoi protesta te mëdha, e njerëzit duket nuk u kënaqën vetëm me shkarkimin e shefit të policisë.

“Të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi. Që nga polici që nuk ndërhyri në kohë, tek prokurori që nuk i lejoi të hynin në pronën e dyshuar, tek kreu i policisë e madje edhe tek vetë kryeministrja Dancila”, shprehet protestuesi.

Ministri i Brendshëm Moga deklaroi se kishte vendosur te paraqiste dorëheqjen për të shpëtuar një pjesë të prestigjit të institucionit që drejtonte, e që sipas tij, ishte prekur rëndë nga mangësitë e disa punonjësve të vet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button