Thaçi filloi konsultimet me partitë politike për zgjedhjet parlamentare

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka filluar konsultimet me subjektet politike, duke takuar përfaqësuesit e bashkësive më të vogla, për të tejkaluar situatën e krijuar me dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj, transmeton Anadolu Agency.

“Presidenti Thaçi sot ka takuar përfaqësuesit e KDTP-së dhe ata të VAKAT nga grupi parlamentar 6+, ministrin Mahir Yagcilar dhe deputetët Duda Balje dhe Bahrim Sabani, me të cilët ka biseduar për zhvillimet politike pas dorëheqjes së kryeministrit, pasiqë Republika e Kosovës ka mbetur pa qeveri”, thuhet në një njoftim nga Presidenca e Kosovës.

Thaçi me këtë rast u shpreh se tani shtrohet nevoja për hapa konkretë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës për të pasur në vend sa më shpejtë një qeveri funksionale dhe efektive.

“Kjo qeveri duhet të reflektojë vullnetin e partive politike për një solucion të ri qeverisës apo atë të një procesi elektoral të ri dhe të bëjë të mundur që Kosova të bëhet sa më shpejtë me qeveri”, theksoi Thaçi.

Ai nesër do të takohet edhe me kryetaren e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, për të vazhduar konsultimet për hapat e ardhshëm në rrethanat e reja.

Takimet me partitë tjera politike do të vazhdojnë në ditët e ardhshme, varësisht nga agjenda dhe zhvillimet brenda vet partive politike përkatëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button