Qendra e Tetovës, e uzurpuar jo vetëm nga veturat për fëmijë, por edhe nga dyqanet e shitësit ilegal

Qendra e Tetovës përveç që është e uzurpuar nga veturat për fëmijë, kjo hapësirë publike uzurpohet edhe nga shitësit ambulantë, dyqanet përreth që zënë trotuaret dhe kafenetë, transmeton Portalb.mk.

Redaksia e Portalb ditëve të kaluara ka identifikuar disa nga hapësirat publike të uzurpuara në Tetovë, dhe qendra e Tetovës është një nga to. Përveç uzurpimit nga veturat për fëmijë, që i pengojnë kalimtarët, qendra është e uzurpuar vazhdimisht edhe nga shitës, dyqane e kafene.

LEXO: Veturat e fëmijëve vazhdojnë ta “pushtojnë” qendrën e Tetovës (VIDEO)

Në muajin prill të vitit të kaluar Komuna e Tetovës lajmëroi se ka filluar lirimi i hapësirave publike në qytetin e Tetovës, lirimi i qendrës së Tetovës nga veturat për fëmijë që e kishin uzurpuar atë, por edhe nga uzurpuesit tjerë, megjithatë të njëjtët vazhdojnë të qëndrojnë në të njëjtin vend duke zënë hapësirat publike.

Nga Komuna thonë se vetëm disa nga dyqanet dhe shitësit, që janë në zona markimi paguajnë mjete ndaj komunës, ndërkaq të tjerët që dalin jo.

“Ata që janë në zona markimi po paguajnë, ndërkaq ata që dalin vend e pa vend jo”, thonë nga Komuna e Tetovës.

Një tjetër zonë që është vazhdimisht e uzurpuar nga shitës ambulantë në Tetovë është edhe zona jashtë tregut të gjelbër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button