Njihuni me 3 tipet e palltove që do mbizotërojnë vjeshtën

Tendenca e xhaketave dhe palltove për vjeshtën dhe dimrin dëshmon edhe njëherë vëmendjen që dizajnerët u kushtojnë atyre në çdo sezon… Në periudhën kur i ftohti është prezent më shumë se kurrë e kur “shtresat” e veshjeve janë disa, të zgjedhësh një xhaketë që të përshtatet me veshjen e të të duket njëkohësisht chic dhe minimal është një sfidë për të gjitha vajzat…

Nga shfaqjet në Milano e deri tek ato në New York, koleksionet e reja të vjeshtës e të dimrit promovuan një modë të re; xhaketat e strukturuara, linjat arkitekturore, mëngët e fryra të viteve ’80 dhe bustet e ngushta… Materiali, gjithashtu, është i strukturuar, lëkura origjinale ose ekologjike dhe veshja e poshtme e leshtë apo stof, transmeton Revista Class.

Detajet ekstra, gjithashtu, zënë një vend të rëndësishëm tek xhaketat. Perçinat, teminat apo qëndisjet e zakonshme i bëjnë ato të duken me stil dhe e bëjnë me të thjeshtë kombinimin me aksesorë të tjerë…

Si përfundim, 3 janë stilet e xhaketave dhe palltove që do mbizotërojnë këtë vjeshtë dhe dimër:

Xhaketat dhe palltot në ngjyrë rozë
Në të gjitha pasarelat e këtij sezoni, vetëm një ngjyrë mbizotëronte kudo, ajo është roza! Nga nuancat e ëmbla e të lehta e deri tek ato të forta e neon, roza është ngjyra që duhet ta keni patjetër… Chanel propozon xhaketën soft e më shkëlqim, njësoj si materiali i xhaketave të shiut, ndërkohë që Attico sjell xhaketën bomber me butona të mëdha. Rozë e fortë për pallton e gjatë nga Jacquemus dhe rozë e lehtë me dekolte te strukturuar nga MSGM… Ky trend është zbulimi i ri i ngjyrës rozë të cilën shkenca e ka “vulosur” si më të vjetren në botë dhe që vazhdimisht e kemi lidhur me gjininë femërore…

Xhaketat e stilit aviator

Pelerina “couture”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button