Gjendet trupi i pajetë i një personi, në vilën në ndërtim të mesfushorit egjiptian të Arsenalit

Gjatë ditës së sotme është njoftuar se në oborrin e shtëpisë së mesfushorit egjiptian të Arsenalit, Muhamed Elneny, është gjetur trupi i pajetë i një personi, njofton Koha.net.

Personi që konstatoi kufomën ishte babai i futbollistit, që njoftoi menjëherë policinë.

Autoritetet egjiptiane kanë mbërritur menjëherë në vilën e mesfushorit dhe kanë marrë viktimën, për të kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa ende nuk dihet si mund të ketë përfunduar trupi i tij aty.

Në fakt vila e Elneny është në ndërtim e sipër, ndaj dyshimet e para janë që viktima të ketë qenë punonjës aty dhe të ketë humbur jetën aksidentalisht, ndërsa mund të jetë groposur nga shokët e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button