Më datë 2 gusht në Prishtinë fillon festivali ndërkombëtar i muzikës “Sunny Hill”

Emra të njohur të muzikës botërore dhe vendore do të performojnë në 3 netët e festivalit më të madh ndërkombëtar të muzikës në Kosovë, Suny Hill, shkruan Abc News. Në këtë sivjet do të performojnë edhe Calvin Harris, Miley Cyrus, Gashi e artistë të tjerë shqiptar e të huaj.

Festivali do të mbahet më 2, 3 dhe 4 gusht.

Ndonëse është vetëm edicioni i dytë i këtiu festivali i cili organizohet nga babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa, interesimi për të blerë biletat të cilat tashmë janë online ka pothuaj nga e gjithë bota.

Qëllimi i këtij festivali është promovimi i Kosovës ndërsa është hera e fundit që mbahet në parkun e Gërmisë.

Gjithë artistët  që vinë në Festival qëllimi është që edhe ata të shohin  se çfarë rinie kreative kemi. Sunny Hill do të jetë ne rritje të përvitshme, dhe edhe në vitet e ardhshme do të kemi artistët më të mëdhenj në botë.

Vitin e kaluar, Sunny Hill Festival mblodhi rreth 50.000 njerëz për tri ditë dhe net radhazi pandërprerë.

Edicioni i parë i Sunny Hill Festival ka bërë bujë të madhe në mediat ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button