Gjatë pasdites, Filip Rikeri u takua me Xhaferin, grupin e pavarur të VMRO-së dhe Pendarovskin (FOTO)

Gjatë orëve të pasdites, ushtruesi i detyrës së ndihmës-sekretarit shtetëror të SHBA-ve për Evropën dhe Euroazinë, Filip Riker i cili ka qëndruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV), ka realizuar takime me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, me grupin parlamentar të pavarur të VMRO-DPMNE-së dhe me presidentin Stevo Pendarovski. Rikeri është shoqëruar nga ambasadorja e SHBA-ve, Kejt Meri Birns, transmeton Portalb.mk.

Takimi Xhaferi – Riker: Bashkëpunimi shumicë – opozitë në Kuvend do të shpërblehet nga faktori ndërkombëtar

Në takimin ndërmjet Xhaferit dhe Rikeri, siç njoftojnë nga Kuvendi, janë këmbyer mendime rreth procesit të integrimit euroatlantik të RMV-së dhe për bashkëpunimin bilateral SHBA-RMV.

Siç thuhet në kumtesë, Rikeri ka premtuar se bashkëpunimi shumicë – opozitë në Kuvend do të vlerësohet në mënyrë përkatëse nga bashkësia kombëtare.

“Riker e përshëndeti mënyrën e komunikimit të Kryetarit Xhaferi me pozitën dhe opozitën në Kuvend, duke sugjeruar se rezultatet e arritura do të vlerësohen në mënyrë përkatëse nga bashkësia ndërkombëtare, me anëtarësim të vendit në NATO dhe me marrjen e datës për fillimin e negociatave me BE. Opozita duhet ta pranojë propozim-ligjin aktual për prokurori publike si bazë për vërejtjet dhe sugjerimet e veta, duke e pasur parasysh faktin se i njëjti ishte mbështetur nga ana e Komisionit Evropian dhe i kënaq kriteret themelore sipas standardeve të BE. Në këtë mënyrë, opozita do të demonstrojë bashkësi dhe dëshirë që Republika e Maqedonisë së Veriut të marrë datë për fillimin e negociatave me BE, theksoi Riker”, thuhet në kumtesën e Kuvendit.

Xhaferi në takim ka vlerësuar se përpjekjet e deritashme nga shumica, janë marrë parasysh nga Komisionit Evropian, por mbetet miratimi i Ligjit për Prokurori Publike.

“Vendi gjendet në moment kyç të rrugëtimit të vet euroatlantik dhe secila prej institucioneve duhet me përgjegjësi ta kryejë funksionin e vet, përfshirë edhe opozitën dhe pozitën në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. E vetëdijshme për pasojat nga hapat e ndërmarrë, shumica aktuale bëri hap serioz përpara në vitet e fundit në shumë fusha dhe kjo ishte pranuar nga ana e Komisionit Evropian me raportin e fundit për përparimin e vendit. Mbetet nxjerrja e Ligjit për prokurorinë publike, i cili duhet të nxirret me konsensus dhe me mbështetjen e opozitës, theksoi Xhaferi”, thuhet në kumtesën e Kuvendit.

Xhaferi - Rikeri
Xhaferi – Rikeri

Nga ana tjetër, grupi parlamentar i pavarur i VMRO-DPMNE-së kanë njoftuar se në takim e realizuar me Rikerin , siç thonë ata, “qasja konstruktive e jona, si grup parlamentar opozitar është vlerësuar si pozitiv për zhvillim të demokracisë së shtetit tonë”.

GPP i VMRO-DPMNE-së në takim me Rikerin
GPP i VMRO-DPMNE-së në takim me Rikerin

Pendarovski – Riker: SHBA-të do të vazhdojnë ta mbështesin RMV-në për anëtarësim në NATO

Rikeri e ka uruar Pendarovskin për postin, ndërkaq ka premtuar se SHBA-të do ta mbështesin fuqishëm anëtarësimin e RMV-së në NATO, njoftojnë nga Presidenca.

Pendarovski ka falënderuar Rikerin për mbështetjen e parezervë që SHBA-të ia japin RMV-së në vazhdimësi në sferën e mbrojtjes, sigurisë, sundimit të së drejtës, gjyqësorit të pavarur dhe të administratës publike,

“Anëtarësimi i yni në Aleancë përfaqëson vërtetimin konkret të përkushtimit të SHBA-së për Maqedoni të Veriut stabile, e sigurtë  dhe e zhvilluar ekonomikisht”, ka thënë Pendarovski, njoftojnë nga Presidenca.

Pendarovski - Rikeri
Pendarovski – Rikeri

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button