Haradinaj u kthye nga Haga: Kosovës nuk mund t’i imponohet Dodik Republika, taksa deri në njohje

Kryeministri i Kosovës në dorëheqje, Ramush Haradinaj, pasi u intervistua në Hagë, dje është kthyer në Kosovë. Nëpërmjet një shkrimi para mesnate, ai është shprehur decid se taksa ndaj Serbisë nuk do të hiqet deri në njohjen e Kosovës, ndërkaq për sa i takon aktivitetet e tija në dorëheqje, vlerësimin e të njëjtave ia ka lënë Gjykatës Kushtetuese, transmeton Portalb.mk.

Më poshtë ua sjellim deklaratën e plotë të Haradinajt:

“Të dashur qytetarë,
Sapo u ktheva nga Haga, e nesër vazhdojmë me punë. Pas dorëheqjes sime kam kryer obligimin ligjor pranë Prokurorisë së Dhomave të Specializuara. Pafajësinë time nuk mund ta vë në pikëpyetje askush. I kthehem obligimeve të mia në Kosovë. Vendimi im për dorëheqje dhe veprimet e mia të fundit janë porosi se çfarëdo abuzimi ndaj Kosovës, që vjen, nuk do të na lëkundë nga e drejta jonë sovrane. Kufijtë e Kosovës nuk guxon t’i prekë askush. Kosovës nuk mund t’i imponohet Dodik Republika. Tregu për njohje po, e taksa deri në njohje. Dialog pa kushte, po menjëherë.
Dëgjoj zëra se kryerja e detyrave qeverisëse pas dorëheqjes, është jo kushtetuese. Si Qeveri në dorëheqje, ashtu siç e kam cekur edhe në vendimin tim për dorëheqje, do t’i kryejë detyrat, se nuk guxoj të lë vakuum qeverisës, sepse Kosova nuk mund t’i bartë pasojat e vakuumit qeverisës. Me respekt për ta, palët që mendojnë ndryshe i ftoj t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese. Çfarëdo që të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese do ta respektoj”, shkroi Haradinaj në rrjetin social Fejsbuk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button