Riker e porositi VMRO-DPMNE-në: Ka mbaruar koha e lojërave politike, të miratohet ligji i Prokurorisë

U.d. ndihmës sekretari I SHBA-së, Filip Riker, në konferencë për shtyp me kryeministrin Zoran Zaevi theksoi se  ligji i propozuar për Prokurorinë Publike, i cili është kusht për fillimin e negociatave me BE-në, është bazë e mirë dhe e ftoi opozitën që të jetë konstruktive dhe të kyçet në procesin e miratimit të tij, njofton Portalb.mk.

“E theksuam rëndësinë e Ligjit për Prokurori Publike, kemi bazë të mirë në propozim. Shpresoj se procesi do të mbarojë shpejtë bashkë me opozitën, ky është moment i shkëlqyer që të gjithë të bashkohen. Duhet t’i tregohet opinionit se sundimi i së drejtës është kyçe për vendim dhe askush nuk është mbi ligjin”, tha Riker.

Duke u përgjigjur në pyetje gazetareske, në lidhje me atë se çfarë do t’i thotë në takim liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, Riker tha se porosia e tij do të jetë se koha e lojërave politike ka mbaruar.

“Si në çdo demokraci të vërtetë, roli i opozitës është kyçe, por ai rol duhet të jetë konstruktiv. Koha e lojërave politike ka mbaruar, koha është që të lëvizin gjërat për të mirën e vendit. Ligji për Prokuroi Publike patjetër duhet të lëvizë, ndërkaq miratimi i të njëjtit tani do të nënkuptojë që më nuk do të jetë në pyetje, ndërkaq BE-ja mund t’i fillojë bisedimet në vjeshtë. Ka mbështetje të fuqishme për këtë dhe e nxisim edhe opozitën që të lëvizë në të ardhmen e ndritshme. Qytetarët duan që kjo të zgjidhet”, shtoi Riker.

Ndryshe, Riker u takua sot edhe me ministrin e Punëve të Jashtme, NikollaDimitrov. Takime, Rikeri, do të realizojë edhe me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, deputetët e Grupit të pavarur parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”, por edhe me presidentit Stevo Pendarovski.

Temë e diskutimit të takimeve do të jenë çështjet bilaterale, rruga e Maqedonisë së Veriut drejt NATO-s dhe BE-së dhe Ligji për Prokurori Publike.

Rikeri në Shkup vjen pas vizitës që ai e realizoi në Greqi, ku u takua me shefin e diplomacisë, Nikos Dendias, ish kryeministrin Aleksis Cipras dhe me përfaqësues të tjerë të qeverisë.

Përndryshe, dje në RMV ka qëndruar për vizitë edhe eurokomesari për fqinjësi dhe zgjerim në Bashkimin Evropian (BE), Johanes Han. Ai porositi se shteti do të marrë datë për nisjen e negociatave me BE-në në tetor, por duhet të miratohet Ligji për Prokurori Publike me të cilin definohet fati i Prokurorisë Speciale Publike dhe materialeve të përgjuara – “bombat” si dëshmi gjyqësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button