Mickoski në takim me Hanin: Skandalet serioze po rrënojnë integritetin e vendit

Situata politike aktuale, euro-integrimet dhe dialogu politik në vend kanë qenë temat e takimit të Euokomesarit Han me kreun e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.

Mickoski ka shprehur shqetësimet Han për shkak të pengesës së Eurointegrimeve dhe mos marrjes së datës për çelje të negociatave, si dhe, siç kishte thënë “mos veprimi i qeverisë me parandalimin e krimit, skandaleve dhe korrupsionit të lartë që po shfaqet për çdo ditë e më tepër e sidomos në eshalonët më të larta qeveritare”, transmeton Alsat M.

“Skandalet serioze po rrënojnë integritetin e vendit dhe po zbehin shtetin e së drejtës duke kërcënuar seriozisht ardhmërinë evropiane”, është shprehur Mickoski në takim me Han.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button