Han në Shkup: Jam i bindur se do të merrni datë për bisedime në tetor, miratojeni ligjin e PSP-së

Maqedonia e Veriut meriton që në tetor të fitojë dritë jeshile për fillimin e bisedimeve për anëtarësim të BE-së për shkak të gjithë asaj që e ka bërë në vitet e kaluara në zbatimin e reformave, Marrëveshjes së Prespës, por edhe Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.
Këtë e tha sot eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han në konferencë për shtyp me kryeministrin Zoran Zaev.

Ai tha se, për të marrë datë për negociata në teor, duhet që të zbatohen reformat, veçanërisht në pjesën e mundësimit të sundimit të ligjit nëpërmjet miratimit të ligjit për Prokurori Publike dhe luftë të pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit.

“Ai është qëllim nacional dhe të gjithë duhet që të kuptojnë se duhet të punojnë për këtë. Gjithsesi, ekzistojnë diskutime dhe bisedime, por mendoj që të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë qëllim dhe fatin e shtetit. Shpresoj se të gjithë do t’i mbështesin masat e domosdoshme të cilat duhet që të merren me qëllim që të arrihet ajo që të gjithë duan ta shohin, a ajo është drita jeshile për fillimin e bisedimeve hyrëse”, tha Han.

Johanes Han - Zoran Zaev
Johanes Han – Zoran Zaev

Ai tha se i vjen që vendet anëtare ende nuk kanë vendosur për bisedimet hyrëse dhe se atë nuk e kanë bërë në qershor, pasi që siç theksoi, vendi ka arritur sukses, dhe e bëri atë që i është kërkuar.

“Maqedonia e veriut ka punuar që t’i realizojë obligimet e dhëna nga BE. Ndonjëherë edhe BE duhet që të reflektojë, jo vetëm vendi juaj. Por, për atë është e domosdoshme që të vazhdoni me reformat”, tha Han.

Kryeministri Zaev vlerësoi se vendi meriton të marrë datë për fillimin e bisedimeve për shkak se në dy vitet e kaluara ka punuar në atë qëllim. Ai është i sigurt se në tetor, përfundimisht pas 15 viteve do të marrim datë për fillimin e bisedimeve. Në ndërkohë, ai tha se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të punojë në reformat që të mos i jepet alibi BE-së që të marrë tjetër vendim. Ai porositi që pushteti është i hapur për bashkëpunim me opozitën për të gjitha çështjet kyçe, të rëndësishme për interesat e qytetarëve dhe shtetit.

Han kërkoi që vendi të vazhdojë me reformat duke e vendosur theksin në miratimin e Ligjit të Prokurorisë Speciale Publike (PSP).

“Ky[e është që deri në tetor të miratohet Ligji. Të gjitha partitë politike të tregojnë përgjegjësi dhe të fokusohen në tetor”, tha Han.

Johanes Han
Johanes Han
Johanes Han - Zoran Zaev
Johanes Han – Zoran Zaev

Hani do të realizojë sot takime edhe me presidentin Stevo Pendarovski, me liderin e partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, dhe liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Temë e takimeve do të jetë realizimi i reformave të rëndësishme për procesin e integrimit të RMV-së në BE.

Meqë vizita vjen një ditë pasi Qeveria e RMV-së e dorëzoi në Kuvend Ligjin për Prokurori Publike me të cilin trasohet ardhmëria e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), pritet që temë diskutimi i takimeve të jetë edhe miratimi i këtij ligji.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button