U dënua sot Lionel Messi

Zyrat e Federatës Argjentinase të futbollit përjetuan një ditë emocionesh të forta pas disa vendimeve të Konfederatës Amerikanolatine të Futbollit. Në fakt kapiteni i përfaqësueses argjentinase mësoi dënimin e tij për kartonin e kuq të marrë në ndeshjen me Kilin për vendin e tretë në Copa America të Brazilit.

CONMEBOL bëri të ditur se sulmuesi 32 vjeçar i Barcelonës dhe Argjentinës u dënua me 1 ndeshje pezullim dhe me një gjobë prej 1500 dollarësh, njofton TopChannel.

Vendimi për pezullimin e Messit u bë zyrtar, pasi CONMEBOL mori një masë ndëshkuese edhe për presidentin e AFA, Claudio Tapia, teksa i hoqi të drejtën e përfaqësimit të tij në Këshillin e FIFA.

Messi do të kryejë këtë dënim me fillimin e fazës kualifikuese të Botërorit 2022 në muajin mars me kapitenin e Argjentinës, që nuk do të luajë ndeshjen e parë të ‘Seleccion’.

Ndërkaq, CONMEBOL nuk është prononcuar ende në lidhje me deklaratat e Lionel Messit për sa u përket deklaratave të tij pas ndeshjes gjysmëfinale me Brazilin dhe pikërisht me atë ndaj Kilit. Sulmuesi 32 vjeçar kritikoi me forcë arbitrimin dhe sistemin VAR, organizatorët e Copa America, madje edhe vetë CONMEBOL.

Për momentin ende nuk dihet se kur do të merret një vendim në lidhje me këtë histori, ndërkohë që Messi vazhdon të shijojë pushimet bashkë me familjen e tij në Karaibe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button