U harmonizua Rregullorja me Ligjin për gjuhët, opozita u largua nga Kuvendi para votimit

Kuvendi me procedurë të shkurtër miratoi ndryshimet e Rregullores me të cilat harmonizohet me dispozitat e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, ndërsa propozimi vjen nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Sipas tij, ndryshimet kontribuojnë për rregullim të përgjithshëm të zbatimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, si dhe në ndryshimin e emrit të shtetit. Me ndryshimet parashihet edhe ndryshimi i vulës së Kuvendit ku do të jetë emri i ri i shtetit dhe do të jetë në dy gjuhë, transmeton TV21.

Për këtë ligj votuan 63 deputet, të gjithë nga shumica parlamentare, ndërsa opozita e lëshoi sallën. Deputetët e VMRO-DPMNE-së janë kundër sjelljes së këtyre ndryshimeve, gjë për të cilën dje në seancë reagoi koordinatori i grupit të deputetëve, Nikolla Micevski, sipas së cilit me sjelljen e ndryshimeve me procedurë të shkurtën nuk respektohet procedura dhe se nuk është në përputhje me procesin Zhan Mone, në të cilin, siç theksoi, partitë politike me konsensus dakordohen për ndryshimin e Rregullores. Xhaferi u përgjigj se Ligji për përdorimin e gjuhëve është sjellë në mars të vitit 2018 dhe se me ndryshimet vetëm janë harmonizuar aktet nënligjore të Kuvendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button