Komiteti për integrim në NATO: Janë në përfundim e sipër reformat e anëtarësimit të RMV-së

Komiteti për integrim i RMV-së, në NATO, dje pasdite mbajti mbledhje, me të cilën e kryesoi kryeministri Zoran Zaev.

Në mbledhje, anëtarët e Komitetit, u njoftuan për statusin dhe progresin e reformave të shërbimeve të sigurisë. Drejtori i Agjencisë për Siguri Nacionale, Viktor Dimovski informoi për intensitetin e aktiviteteve dhe zgjidhjeve sistemore të marra për strukturimin e Agjencisë së sapoformuar, duke ndjekur kriteret dhe standardet e Aleancës Veriatlantike.

Në kuadër të mbledhjes së sotme, u shqyrtuan edhe mënyrat për vendosjen e komunikimit të sigurt me NATO-n dhe u rishikuan mundësitë për sigurimin e një zgjidhje hapësinore për misionin e përhershëm të vendit tonë si anëtar i plotfuqishëm i NATO-s.

Në vazhdim të mbledhjes, anëtarët e Komitetit biseduan edhe për çështje të caktuara të cilat kanë të bëjnë me realizimin e kornizës së dhenë për vazhdimin e reformave në vend, si dhe për rrjedhën e ratifikimit të deritanishëm të Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, nga ana e vendeve anëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button