Qeveria e RMV-së me plan aksionar do të luftojë kundër lajmeve të rrejshme dhe dezinformatave

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka përgatitur Plan Aksionar për luftë kundër dezinformacave, të cilat ashtu siç sot deklaroi kryeministri Zoran Zaev, po bëhen sulm serioz në institucionet demokratike dhe proceset zgjedhore dhe ndikojnë në besimin e qytetarëve në institucionet dhe mediat, njofton Portalb.mk.

“Dezinformatat janë njëra prej sfidave të demokracisë në vitin 2019-të dhe mjet për manipulim me qytetarët. Keqpërdorimi i teknologjisë për krijim të etniteteve të rrejshme dhe shpikja e ndodhive jo ekzistuese është bërë sulm serioz në zgjedhjet demokratike dhe seriozisht kërcënojnë të ndikojnë në besimin e qytetarëve në institucionet dhe mediat”, deklaroi kryeministri Zaev.

Ai theksoi se në dy vitet e fundit, në vendi disa herë është përballur me shpërndarje masive të lajmeve të rrejshme në rrjetet sociale, madje edhe në mediat tradicionale, ndërkaq ashti siç tha, një pjesë e informatave janë ndarë edhe në territorin e vendeve të huaja.

“Si përgjigje ndaj këtyre sajber kërcënimeve dhe në pajtueshmëri me kërcënimet për transparencë dhe llogaridhënie, Qeveria ka përgatitur Plan Aksionar për luftë kundër dezinformatave në nivel sistematik. Qëllimi është që ta përforcojmë sigurinë nacionale dhe sigurinë e qytetarëve të vendit tonë dhe ta mbrojnë dhe avancojmë demokracinë”, tha Zaev.

Ai sqaroi se plani do të jepet në diskutim publik dhe se deri në hartimin e versionit final do të dëgjohen mendimet e të gjithë aktorëve në shoqëri. Plani është i përbërë prej dy pjesëve, në pjesën e parë janë të përfshira masat e sigurisë, ndërkaq në të dytin janë masat proaktive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button