Gazetarët e rinj: Është e vështirë të bësh gazetarinë e terrenit

Reporterët e rinj ishin të ftuar në emisionin e Adi Krastës, “A Show” në News24 për të diskutuar mbi sfidat e gazetarisë dhe mbi kompromiset, transmeton Portalb.mk.

Ata deklaruan se është e vështirë të bësh gazetarinë e terrenit pasi gjendesh përballë politikanit arrogant, kriminelit dhe publikut që pret informacionin. Reporterët u shprehën se janë nën presion nga akuzat e politikës që bëhen herë pas herë duke i cilësuar ndonjëherë edhe si kazan.

Në lidhje me kompromiset, reporterët thanë se fatkeqësisht është i pashmangshëm pasi duhet t’i përshtatesh linjës editoriale.

“Jeta e njeriu është kompromis, edhe ne e bëjmë, frikën ia kemi vijës së kuqe, gjetëm një terren të shkatërruar, ta lëvizim vijën e kuqe, është e vështirë”, deklaroi gazetari i ri Isa Myzyraj.

Reporterët e shohin gazetarinë si të vetmin mekanizëm për të mbajtur gjallë demokracinë dhe sipas tyre vetëm ata mund të bëjnë shtet. Ata deklaruan se nuk janë kazanë, por bëjnë rolin e heroit dhe janë të mirëinformuar pavarësisht se nuk i pëlqen pushtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button