Një medium bullgar po i shtrembëron faktet nga intervista e Zaevit për televizionin grek “Alfa”

Intervista e Kryeministrit Zoran Zaev për televizionin grek “Alfa” ka shkaktuar interesim të madh të publikut si në vend ashtu edhe shtetet fqinje, ashtu që një lajm për këtë u botua edhe në mediumin bullgar “Fakti”, por me gabime në citate, njofton Meta, transmeton Portalb.mk.

“Fakti” në lajmin me titull “Maqedonia e Veriut ka përvetësuar historinë e dikujt tjetër”, duke i informuar lexuesit e tij se Zaevi ka pranuar që “kemi vjedhur histori nga fqinjë tanë dhe nga bota”, thotë se gjatë disa muajve të kaluar “ai është duke u përpjekur për të arritur marrëveshje me vendet fqinje të Maqedonisë për trashëgiminë kulturore”.

Me këtë rast, paragrafi i cituar specifik që duhet të justifikojë titullin dhe kreun e lajmit në medium bullgar “Fakti”, është me sa vijon:

Kemi bërë përpjekje për të rishkruar historinë, duke përvetësuar fakte nga e kaluara e fqinjëve tanë dhe nga e gjithë bota. Ashtu dhamë autogol. Në atë mënyrë, vetë i mbyllëm dyert tona drejt NATO-s dhe BE-së. Tani po përpiqemi ta ndryshojmë këtë – deklaroi Zaev.

“Fakti” thirren në portalin e Beogradit “B 92”, citati i të cilit është më i përafërt me atë që e nxjerrin mediat në Maqedoni dhe i cila dallon në një pjesë nga citati që e ka përdorur mediumi bullgar.

“B 92”: Përpjekja jonë për të ndryshuar historinë tonë, duke përvetësuar botëroren, të Ballkanit dhe atë të huaj, duke e injoruar se si ajo ndikon te fqinjët tanë, na solli në situatë që të kemi kontest me pothuajse të gjithë fqinjët tanë. Në këtë mënyrë u mbyllën të gjitha proceset e integrimit në BE dhe NATO.

Shumica e mediave maqedonase transmetojnë citatin në njëjës – “Përpjekja” (i fokusuar dhe i drejtuara saktë për një periudhë të caktuar), pastaj askund nuk qëndron “vjedhje e fakteve”, por “duke përvetësuar nga historia botërore, e Ballkanit dhe e huaj”, është përdorur fjala “të ndrydhura” , përkatësisht shtrembërim dhe, së fundi, askund nuk është fjala “autogol”.

Pjesa më e cituar kësaj interviste është ky version:

Në të kaluarën përpjekjet për të ndryshuar dhe shtrembëruar historinë tonë, duke e përvetësuar atë botërore, të Ballkanit dhe historinë e huaj si tonën, pa marrë në konsideratë se si ajo ndikon te fqinjët tanë shkaktoi gjendje që, në plotë kuptimin e fjalës, të grindemi me të gjithë fqinjët dhe u mbyllurën të gjitha proceset e integrimit në BE dhe NATO.

Me fjalë të tjera, ,e citatin e gabuar, ose më saktë – me  citatin shumë jo të saktë – media bullgare e përforcon përshtypjen e asaj që e ka thënë Zaevi, dhe për më tepër, publikon informacion jo të saktë se ai (personalisht?) tani është duke u përpjekur për të arritur marrëveshje për trashëgiminë kulturore, për shkak se bëhet fjalë për punë të komisioneve që tashmë janë pjesë e marrëveshjeve me Bullgarinë dhe Greqinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button