Nuk do të quhet ‘Arena Kombëtare’ stadiumi i Kombëtares shqiptare
Federata Shqiptare Futbollit (FSHF) ka njoftuar sot se është në kërkim të një sponsori për stadiumin e ri kombëtar. Në njoftim theksohet se “e drejta për të qenë sponsor përfshin blerjen e të drejtave të emrit të stadiumit të ri si dhe përfitime të tjera.”
FSHF ka vendosur edhe dy kritere kryesore që duhet të përmbushë çdo kompani e interesuar:
-Të jetë një kompani me një xhiro prej të paktën 10 milion euro në vit
-Të jetë një kompani që gëzon emër të mirë dhe reputacion të rëndësishëm kombëtar dhe/ose ndërkombëtar
Më tej, FSHF sqaron: “Çdo subjekt që vlerëson se përmbush kriteret e mësipërme dhe shfaq interes për ofertën duhet të paraqes një letër për shfaqje interesi deri më datën 15 Gusht 2019.
Shfaqja e interesit do të konsistojë në një letër ku të parashtrohet deklarimi i kompanisë se është e interesuar dhe të paraqitet dokumentacion bazë për xhiron e kompanisë dhe një CV të saj në lidhje me veprimtarinë në vendin tonë apo jashtë tij.
Procedurat e mëtejshme të zgjedhjes së kompanisë do ju njoftohen vetëm kompanive që do të shprehin interes, në një moment të dytë”, thuhet në komunikatën e FSHF-së.