Elezi: Vazhdon afati për privatizimin e tokës

Shirete Elezi, zv.Ministria e financave në RMV sot u takua me Drejtoreshën për punë pronësore-juridike, Shasine Kasami, njofton Portalb.mk.
Tema kryesore e bisedës ishte privatizimi i tokës shtetërorë, për të cilën qytetarët po shprehin interesim, afati i së cilës skadon në vitin 2021.
“Mbi 9.000 kërkesa janë dorëzuar në këtë periudhë, por gjithashtu punohet në procedurë të shpejtë për zgjidhjen e të gjithë lëndëve të dorëzuara, me rreth 11.400 lëndë të reja të zgjidhura”, thuhet ndër të tjera nga Ministria e Financave.
Drejtoresha Kasami bën të ditur se mbi tre të katërtat nga gjithë lëndët e dorëzuara 232 mijë lëndë janë zgjidhur.
‘Uebfaqja finance.gov.mk për verifikim të statusit të lëndëve përdoret shumë thjeshtë, e gjitha që duhet është numri i arkivës së lëndës, cilin vit është dorëzuar, parcela kadastrale dhe komuna ku është dorëzuar ose numri amë/numri tatimor. Softveri i emailit dorëzon të dhëna për statusin e lëndës. Lëshimi i portalit është vetëm një hap që është ndërmarrë nga Drejtoria për punë pronësoro-juridike që të jetë më efikase dhe institucion modern që është orientuar ndaj qytetarëve dhe firmave ndërsa më tej do të përgatitemi që të përsosim, të vendosim të reja të tjera, të marrim pjesë dhe në projekte tjera, me qëllim që sa më shpejtë dhe në mënyrë efikase të zgjidhim kërkesat e qytetarëve dhe firmave’, tha Kasami.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button