Siri, sulmet ajrore ruse vrasin 25 qytetarë

Së paku 25 civilë kanë humbur jetën gjatë sulmeve ajrore ruse të kryera në një treg në zonën e de-eskalimit të përleshjeve në Idlib të Sirisë, tregojnë të dhënat e Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardhë), raporton Anadolu Agency.

Sipas kreut të Mbrojtjes Civile në Idlib, Mustafa Haja Yusuf, avionët rusë goditën tregun në Maarat al-Numan, në provincën e Idlibit, ku humbën jetën 25 civilë, përfshirë edhe vullnetarin e Helmetave të Bardhë.

Korrespondenti i AA-së lajmëroi se avionë rusë dhe të regjimit kryen sulme edhe në qytetin Bidamu dhe fshatin Talmenes dhe Al-Kabina.

Turqia dhe Rusia në shtator të vitit të kaluar u dakorduan që Idlibi të bëhet zonë e deeskalimit të përleshjeve në të cilat sulmet janë të ndaluara.

Megjithatë, regjimi sirian disa herë ka shkelur marrëveshjen e armëpushimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button