Oliver Ilievski akuzoi: Udhëheqësia paraprake e “Ujësjellësi” – Kumanovë ka vjedhur rreth 1 mijë metër kub zallë

Oliver Ilievski sot ka akuzuar udhëheqësinë paraprake të filialit të Ndërmarrjes Publike “Ujësjellësi” – Kumanovë për vjedhje, sepse siç tha ai, në vitin 2016 kanë blerë rreth 1 mijë metër kub zallë me nënshkrime dhe kompani fiktive, transmeton Portalb.mk.

“Këta persona në vitin 2016 kanë blerë 992 metra kub zall nga magazina dhe për të njëjtin kanë bërë pranues fiktiv dhe dërgues fiktiv nga magacina duke falsifikuar nënshkrime të punëtorëve. Për zallin e shpenzuar, nuk ekzistojnë as raporte të punës, as për ndërtim. Nga këtu mund të përfundojmë se i njëjti nuk është sjellë në “Ujësjellës”. Që të mos replikohem nga ana e udhëheqësisë së DPMNE-së se dorëzoj padi në bazë të deklaratave të punëtorëve, e ftoj tërë Komitetin Ekzekutiv të VMRO-së, bashkë me mediat të dalim në vendngjarje dhe kryetari i tyre, si njëri nga të denoncuarit, dhe dy të tjerë si funksionar të lartë partiak, të tregojnë ku i kanë vjedhur 992 metra kub zall”, tha Ilievski.

Siç deklaroi Ilievski, me 992 metra kub zallë do të mund të betonohej hapësirë prej mbi 6 mijë metra katrorë, por diçka e tillë sipas tij nuk ka në “Menkova Koliba”.

“Konretisht, me këtë zallë, bashkë me çimenton që e kanë blerë, mund të betonohej 6.600 metra katrorë, dhe ndërtesë të tillë unë nuk kam parë në “Menkova Kolliba”, ku kanë shkruajtur se është i nevojshëm materiali. Vetëm për transport të kësaj sasie të zallit duhet 70 kamionë dhe gjatë korrikut të 2016-s unë nuk kam takuar rëndim të kamionëve në Kumanovë”, tha më tej Ilievski,

Ai paralajmëroi se do të vazhdojë me publikim të siç i quajti ai, krimeve të tjera në Ujësjellësi” – Kumanovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button