Mickoski: Nuk mund të miratohet Ligji për prokurori pa opozitën

Lideri i partisë opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot ka deklaruar se nuk mund të miratohet Ligji për Prokurori Publike, me të cilin zgjidhet statusi i Prokurorisë Speciale Publike pa “partinë kryesore opozitare”, njofton Portalb.mk.

“Zoran Zaevi duhet ta kuptojë se tashmë nuk është faktor që mund të imponojë kushte dhe të diktojë rrjedhë. nëse mendon se mundet pa partinë opozitare parlamentare kryesore të sjellë ligje të dendura, atëherë gënjehet, dhe gënjehet nëse mendon se sërish me trysni dhe kërcënime mund të sigurojë vota te deputetët, sepse tashmë shteti e ka humbur frikën te Zaevi, kurse ditët e tij në politikë janë duke u numëruara”, tha Mickoski në intervistën e “Republikës”.

Përndryshe, Ligji i ri i Prokurorisë Publike të martën do të dorëzohet në Kuvendin e RMV-së

Propozim-ligji parasheh:

  • PSP-ja të kalojë në PTHP për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit,
  • Do të marrë emrin Prokuroria për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit të lartë,
  • Do të ketë kompetenca në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut,
  • Do të ketë garanci që në mënyrë të mëvetësishme të përgjigjet dhe vendos për lëndët e PSP-së,
  • Do të udhëhiqet nga Villma Ruskovska,
  • Prokurorët aktual të PSP-së do të vazhdojnë të punojnë në PTHP për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit të lartë,
  • Mandati i tyre është deri më 15 shtator, por do të kenë mundësi për rizgjedhje,
  • Përbërjen e Prokurorisë së re do ta zgjedhë Këshilli i Prokurorëve,
  • Të gjithë rastet e PSP-së ajo do t’i vazhdojë dhe procesuojë para gjykatave kompetente,
  • Nga PSP-ja, në PTHP do të kalojë edhe Arkivi, mjetet dhe aparatura,
  • Lartësia e mjeteve për funksionim të PTHP-së për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit të lartë të caktohet me propozim-buxhet dhe plan financiar të shefit të kësaj Prokurorie, të cilat dorëzohen te prokurori publik dhe te Ministria e Financave për aprovim. Qeveria dhe Kuvendi nuk mund ta ndryshojnë planin financiar dhe buxhetin e kësaj prokurorie.
  • Parashihet mbrojtje e personalitetit të prokurorëve të kësaj prokurorie dhe nuk mund të kryejnë funksion prokurorial në ndonjë institucion tjetër.
  • Shefi i kësaj prokurorie do të mund të shkarkohet me 2/3 e votave të Këshillit të Prokurorëve.
  • Ajo nuk mund të ndjekë krim pa aprovim nga prokurori publik dhe
  • Ajo nuk ka të drejtë që ta urdhërojë ndonjë institucion tjetër të kryejë ndjekje të krimit për të cilin është përgjegjëse vetë ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button