Vrasje misterioze në Holandë, ndërroi jetë Festim Lato – presidenti i vetëshpallur i Çamërisë

Në Holandë, nga persona të paidentifikuar, në mëngjesin e sotëm është vrarë në mënyrë misterioze Presidenti i vetëshpallur i Çamërisë, Festim Lato, njofton Klan Kosova.

Familja e të ndjerit ka njoftuar Policinë e Holandës dhe rasti ka filluar që të hetohet.

Festim Lato ishte shtetas shqiptar nga Vlora që punonte dhe jetonte në Holandë prej 25 vitesh.

Republikën e Çamërisë, Lato, e shpalli më 30 tetor të vitit 2016. Siç shkruan gazetametro, ai kishte premtuar në vitin 2017 se shumë shpejt do të prodhoheshin edhe 500 pasaportat e para të Çamërisë.

Ndryshe Lato një vit më herët kishte thënë se si pas informacioneve të tij Shqipëria e Madhe do të bëhet shumë shpejt.

“Në një kohë të shkurtër, sipas informacioneve që unë kam nga burime të ndryshme, di që kufijtë do të ndryshojnë, por në favor të shqiptarëve. Asnjë pëllëmbë tokë shqiptare nuk do të kalojnë në dorë të grekëve, maqedonëve apo malazezëve. Të gjitha këto troje do të mblidhen dhe do të bashkohen në një qendër, në atë që quhet Shqipëria Natyrale”, kishte thënë ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button