Vendkalim kufitar i ri RMV – Kosovë, prej sot deri më 20 gusht do të jetë në përdorim

Vendkalimi kufitar Strezimir-Restelicë sot është lëshuar në funksion dhe do të mund të shfrytëzohet deri më 20 gusht për qëllime turistike.

Siç informon MPB, në fillim të funksionimit në këtë vendkalim kufitar morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, zëvendësministri Agim Nuhiu dhe drejtori i Byrosë për furnizime publike Sashe Tasevski, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës Ekrem Mustafa, zëvendësdrejtorin e policisë të Kosovë Samedin Mehmeti dhe ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, transmeton Koha.mk.

Ministrat realizuan takim edhe me banorët e komunave Bërdo në Kosovë dhe e theksuan bashkëpunimin e shkëlqyer mes të dy vendeve, si dhe vendosmërinë të përmirësohen kushtet për jetë për banorët e këtyre vendeve, qëndron në kumtesë.

Vendkalimi do të jetë i hapur çdo ditë prej orës 08:00 deri në 22:00, ndërsa për kalim do të vlejnë rregullat e njëjta si dhe vendkalimet tjera kufitare, ose dokumente udhëtimi (pasaportë ose letërnjoftim dhe karton të gjelbër për automjet).

“Ky vendkalim kufitar do të jetë shumë i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit të komunave të dy shteteve si dhe lidhshmërinë reciproke të banorëve nga komunat Mavrovë dhe Rostushë, Qendër Zhupë dhe Dibër me banorët e komunës së Restelicës, Dragashit dhe Prizrenit”, thonë nga komuna.

Me angazhimin e kryetarit të komunës Mavrovë- Rostushë, Medat Kurtovski vendkalimi i cili gjatë kohë nuk funksiononte është hapur vitin e kaluar nga 18 deri 20 gusht. Atëherë nga komuna ishte premtuar se si komunë do të vazhdojnë aktivisht lobimin për funksionimin të vazhdueshëm të këtij vendkalimi.

Përmes këtij vendkalimi i cili gjendet në malin Korab në trekëndëshin mes Maqedonisë- Shqipërisë dhe Kosovës mund të kalonin vetëm banorët e brezit kufitar prej 25 kilometra edhe atë me leje të veçanta. Ndryshe, në zonën Gora të Kosovës janë të shpërndarë 18 fshatra të populluar me Goranë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button