VMRO kundër: Ruskoska është përzgjedhja personale e Zaevit

VMRO DPMNE-ja kundërshton propozimin e Zaevit që me Prokurorinë e re të udhëheq Villma Ruskoska. Sipas opozitës maqedonase Ruskoska është dorë e zgjatur e Zaevit. Nga VMRO nuk bëjnë të ditur nëse pr/ligji i ri për prokurorinë është i pranueshëm për to pasi siç thonë po e analizojnë ende tekstin. Megjithatë VMRO-ja nuk heq dorë nga hartimi i propozim ligjit të saj për prokurorinë, transmeton Alsat M.

“Sapo të analizohet do të dalim me vërejtët konkrete sepse duhet shumë kohë të të shohim  se sa është i ndryshëm me ligjin  që ne e kemi përgatitur. Në lidhje me propozimin për prokurorin e ri publik,  Vilma Ruskoskën, Zoran Zaev edhe njëherë e ka vërtetuar lidhjen mes  LSDM, vetë atij dhe prokurorisë së Ruskoskës. Ai edhe njëherë e vërtetoi se propozimi i tij për prokurorë të ri në vend të Janevës, është zgjedhja e tij personale person i cili gjatë gjithë periudhës së kaluar ka punuar në interes të LSDM-së” tha Dimçe Arsovski, Zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button