RMV, vozitësi ka kërcyer nga furgoni për të ikur nga policia, 33 emigrantë janë lënduar

Prokurori publik i Kavadarit, bashkë me një ekip të Ministrisë së Punëve të Brendshme është duke kryer ekspertizë në vendin e quajtur “Przhedski spomenik”, që ndodhet mes Demir Kapisë dhe Prilepit, ku pasdite është rrotulluar një furgon me të cilin kanë qenë duke udhëtuar emigrantët, njofton Portalb.mk.

Sipas informatave të para, vozitësi 24-vjeçar nga Velesi, i ka transportuar emigrantët në furgon të tipit “Mercedes” me targa të Shkupit në pronësi të një personit nga Haraçina. Duke lëvizur në autostradë prej Gjevgjelisë në drejtim të Shkupit, vozitësi ka parë se është i ndjekur nga zyrtarët policorë. Në tentativë për të ikur, ai ka dalë te sedilja e bashkëvozitësit, e ka hapur derën dhe ka kërcyer në autostradë derisa automjeti ka lëvizur me disa të mitur. Të lënduarit, prej të cilëve veçmas disa janë rëndë të lënduar, janë transferuar me ekipe mjekësore në spitalet më të afërta në Negotinë dhe Kavard.

Nga Prokuroria njoftojnë se vozitësi, pasi ka kërcyer ka marrë lëndime të rënda dhe për shkak të seriozitetit të lëndimeve është transferuar në Shkup.

Prokurori publik nga Prokuroria e Kavadarit po i ndërmerr masat për pastrimin e rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button