Qeveria filloi lirimin e plazheve publike që ishin zaptuar

Plazh privat apo publik? Qytetarët mund të zgjedhin vetë, ndërsa për hapësira pa pagesë iu del garant Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Task-Forca e ngritur për menaxhimin e sezonit veror do të liroje 20% të vijës bregdetare zaptuar nga privati. Puna ka nisur nga Golemi, ku i pranishëm ishte dhe Ministri Blendi Klosi, transmeton Klan.

“Tabelat e vendosura kudo në territorin e plazhit shqiptar tashmë janë hapësira për njerëzit e thjeshtë të cilët kanë mundësi të pushojnë të pa shqetësuar nga operatorët privatë. Ne nuk jemi kundër biznesit privat, e nxisim që të realizojnë biznesin e tyre, të ofrojë cilësi shërbimi, akomodim dhe standard, por zbatimi i rregullave do të jetë i barabartë për të gjithë”, deklaroi Klosi.

Aksioni do të vijojë nga veriu në jug.

“Ky operacion do të vijojë gjatë gjithë sezonit veror dhe forcat e rendit janë të porositura që të ruajnë këto hapësira për publikun dhe të menaxhojnë në mënyrë sa më të sigurt sezonin turistik”, deklaroi Klosi, duke premtuar se do të lirojnë 20% e hapësirave të zaptuara nga privatët.

Task-Forca për menaxhimin e turizmit ka për detyrë të garantojë gjithashtu pastërtinë dhe sigurinë e pushuesve në këto hapësira publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button