Johanes Han javën tjetër në Shkup

Johanes Han, eurokomisionari për zgjerim ka paralajmëruar se do të vjen në Shkup më 25 korrik, ku do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev, kryeopozitarin Hristian Micskosin dhe me presidentin e vendit Stevo Pendarovskin, transmeton Portalb.mk.

Janë të njohura raste kur ndërkombëtarët anashkalojnë faktorin politikë shqiptarë, dhe e njëjta pritet të ndodhë edhe javën tjetër, pasi akoma nuk janë paralajmëruar takimet e Hanit me liderët shqiptarë, përveç këtyre tre takimeve.

Arsye këtë herë mund të jetë edhe agjenda e ngarkuar e Hanit, duke e marrë parasysh se brenda ditës do të udhëton për në Beograd, ku do të zhvillon takime tjera.

Han vjen në periudhë kur në Maqedoninë e Veriut janë duke u zhvilluar negociatat për miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike, gjegjësisht për fatin e Prokurorisë Speciale Publike, kryetarja e së cilës dha dorëheqje. Njëkohësisht temë aktuale është edhe rasti “Boki 13”, që mund të ketë lidhshmëri me zhvillimet e fundit në PSP.

LEXO: Boki 13 me ndihmën e prokurorit kërkoi 8 milion euro reket nga biznesmeni
LEXO: Rasti “Boki 13” dhe ngjarjet në PSP: Reagime nga partitë në pushtet dhe të opozitës maqedonase
LEXO: Rasti “Boki 13”: Bastisje në shtëpi, në “1 TV” dhe konfiskim i telefonit të prokurores Janeva
LEXO: Boki 13 me ndihmën e prokurorit kërkoi 8 milion euro reket nga biznesmeni

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button