Kosova caktoi ekipin për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot në mbledhjen e saj të rregullt vendimin për caktimin e ekipit kosovar për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi, transmeton Anadolu Agency.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, kryeministri Ramush Haradinaj ka treguar se ky ekip punues është emëruar duke u mbështetur në deklaratën e përbashkët të dy presidentëve, atij të Kosovës dhe Malit të Zi, të datës 16 shkurt 2018.

“Vendimi i parë i miratuar në Mbledhjen e sotme të Qeverisë ishte autorizimi për përfaqësimin e Kosovës në Trupën Punuese për rishikimin dhe korrektimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Trupa Punuese emërohet duke u mbështetur në Deklaratën e Përbashkët të dy Presidentëve, të datës 16 shkurt 2018, me të cilën është paraparë themelimi i Trupës së Përbashkët Punuese për rishikim dhe korrektim të vijës kufitare në sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Kullës së Zhlebit. Në Trupën Punuese do të jetë Komisioni Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror dhe sipas nevojës, do të mbështetët me ekspertizë shtesë në zbatim të detyrave të dhëna”, ka shkruar Haradinaj.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, në shkurt të vitit të kaluar kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët me 6 pika, ku konfirmonin ndër tjera ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe krijimin e një “Trupi të Përbashkët Punues” që do të identifikojë dhe adresojë mosmarrëveshjet potenciale gjatë shënjimit të kufirit.

Kuvendi i Kosovës, me 80 vota pro, e ka ratifikuar marrëveshjen për shënimin e kufirit shtetëror në mes të Kosovës dhe Malit të Zi më 21 mars të vitit 2018.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button