Opozita shqiptare: BDI nuk na njoftuar për propozim-ligjin për “veting”, nuk e dimë çfarë përmban

Partitë opozitare, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA, nuk janë të njoftuar me propozim-ligjin e paralajmëruar prej BDI-së, për “veting”, pasi që partia në pushtet nuk ua ka dorëzuar të njëjtave, njofton Portalb.mk.

“Nuk jemi të njoftuar për këtë propozim-ligj, e dëgjojmë vetëm se çfarë flitet nëpër media, por neve as nuk na kanë kontaktuar, por as nuk na kanë dorëzuar propozim-ligj”, thotë deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Surija Rashidi.

Edhe nga Lëvizja BESA, thonë se nuk ua kanë dorëzuar dorëzuar për shqyrtim propozim-ligjin.

“Jo nuk na kanë dorëzuar, as nuk na knë kontatuar, jemi të njoftuar vetëm me atë çfarë shohim nëpër media. Muhabete bosh i kanë”, thotë për Portalb.mk deputeti Fadil Zendeli.

Në një deklaratë për Portalb.mk, koordinatori i Grupit Parlamentar të BDI-së, Ejup Alimi, deklaroi se propozim-ligji për “veting” u është dorëzuar grupeve parlamentare gjegjësisht partive politike që ta shqyrtojnë të njëjtin.

Propozim-ligjin e kanë konfirmuar se e kanë marrë, LSDM, VMRO-DPMNE dhe grupi i 8-të deputetëve të pavarur nga VMRO-DPMNE, të cilët votuan për ndryshimet kushtetuese në lidhje me Marrëveshjen e Prespës.

Bashkimi Demokratik për Integrim, nuk e jep propozim-ligjin për “veting”, që qytetarët ta shohin se çfarë në fakt zyrtarisht kërkon kjo parti, për siç kanë deklaruar, procesin e pastrimit të funksionarëve të inkriminuar në krim.

“VETINGU është procesi që shërben për përjashtimin e zyrtarëve publik, të cilët nuk kanë integritet në përmbushjen e detyrës dhe në këtë mënyrë, rikthehet besimi i publikut në punën e institucioneve shtetërore. Procesi i vetingut, si rregull, kryhet duke kontrolluar figurën e dikujt përpara se t’i ofrohet një vend pune. Në varësi të vendit të punës ose të projektit, procesi i “vetingut” mund të bazohet në kontrollin e aftësive, personalitetit, pasurisë ose të ndonjë faktori tjetër që lidhet me qëllimin e “vetingut”.

Lexo gjithçka për reformat në gjyqësor, përfshirë edhe “vetingun”: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button